TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Komisioni për Çështje Politike të AP të KiE, Bogujevci përmend krimet serbe në Kosovë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Komisioni për Çështje Politike të AP të KiE, Bogujevci përmend krimet serbe në Kosovë

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në APKE, ka takuar Theodora Bakoyannis, raportuese e zgjedhur për Kosovën në mars të këtij viti, me të cilën kanë diskutuar për situatën në Kosovë, dhe për gatishmërinë e Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë për përgatitjen e raportit për “Situatën në Kosovë”.

Gjithashtu, Bogujevci e Gashi kanë takuar edhe Tiny Kox, president i Asamblesë Parlamentare të KiE, me të cilin kanë diskutuar rreth rrethanave të reja të krijuara pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Në ditën e parë të punimeve, ndër të tjera është diskutuar për raportin e ish-kryeministrit grek, George Papandreou me temën “Mbështetja e Perspektivës Evropiane për Vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Në disa pika të këtij raporti, përfshihet edhe Kosova, në të cilin potencohen të arriturat për liberalizimin e vizave, si dhe arritjet që janë bërë në funksionimin e institucioneve demokratike, lirinë e të shprehurit, lirinë e mediave dhe pluralizmin, si dhe në funksionimin e mirë të administratës publike.

Gjithashtu në këtë raport, Papandreou ka theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe rolin e rëndësishëm të Asamblesë Parlamentare të KiE në këtë proces

Për këtë raport, përveç folësve të tjerë, kanë folur edhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Arben Gashi.

Duke iu referuar këtij raporti, udhëheqësi i delegacionit të Turqisë në APKE, Ahmet Yildiz, gjatë fjalimit të tij ka kërkuar nga vendet jo njohëse që ta njohin Kosovën, dhe që çështja e liberalizimit të vizave të kryhet sa më parë, duke pasur parasysh përmbushjen e të gjitha kushteve të vendosura nga Komisioni Evropian.

Në fjalën e tij, udhëheqësi i delegacionit të Kuvendit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Ivica Daçiq, e ka kontestuar pavarësinë e Kosovës, duke bërë përpjekje ta luan rolin e viktimës në Kosovë.

Ai po ashtu ka reaguar edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmendur edhe marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën sipas tij, e ka shkelur Kosova.

Gjatë fjalimit të tij, anëtari i delegacionit të Kuvendit të Kosovë, Arben Gashi, ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare ka vendosur se pavarësia e Kosovës është në akordim me ligjet ndërkombëtare, dhe si e tillë është vlerësuar si “Sui generis”.

“Kosova është njohur nga 34 shtete anëtare të Këshillit të Evropës si shtet i pavarur. Gjithashtu dëgjova disa gjysmë të vërteta që Kosova ka nënshkruar marrëveshje për ndërprerjen e aplikimeve në organizatat ndërkombëtare. Por, ka kaluar një vit dhe kjo marrëveshje ka skaduar në shtator të vitit 2021, dhe tani ne jemi në kohë, prandaj edhe kemi aplikuar për anëtarësi në Këshillin e Evropës dhe presim mbështetjen tuaj”, ka thënë Gashi, i cili ka kërkuar nga Papandreu që liberalizimi i vizave për Kosovën dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës të përfshihen në raportin e tij.

Ai ka përmendur nevojën që qytetarët e Kosovës të kenë qasje në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, duke shtuar se për këtë Kosova ka nevojë të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila gjatë fjalimit të saj, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, dhe është njohur nga shumë shtete si i tillë, dhe tani dëshiron të ecë përpara, të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Bogujevci ka folur edhe për gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë, duke bërë të ditur se është e mbijetuar e masakrës kur ishte vetëm 13-vjeçare. Ajo, ka shtuar se në Kosovë tash e 23 vjet ka familje që nuk e dinë ku i kanë trupat e më të dashurve të tyre.

Dhe përkundër kësaj, ajo ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës ende kanë vullnetin të gjejnë mënyra të zgjidhjes së problemeve që të ecët përpara./kp

Tags: APKEdelegacioni i kuvenditkeshilli i evropessaranda bogujevcitheodora bakoyannis
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Auto Draft

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Tentativë vrasjeje në Gjilan: shtatë persona përleshen me thika, dy të dërguar në QKUK

Tentativë vrasjeje në Gjilan: shtatë persona përleshen me thika, dy të dërguar në QKUK

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Televizioni shtetëror iranian thotë se Khamenei është vrarë

Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Auto Draft

Aksidentet në Bresje, komuna parasheh udhëkryq për të parandaluar rastet fatale

Tentativë vrasjeje në Gjilan: shtatë persona përleshen me thika, dy të dërguar në QKUK

Tentativë vrasjeje në Gjilan: shtatë persona përleshen me thika, dy të dërguar në QKUK

Humb jetën një person në Prizren, goditet nga rryma gjatë punës në shtyllë elektrike

Humb jetën një person në Prizren, goditet nga rryma gjatë punës në shtyllë elektrike

Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

VV-ja mblidhet sot, në fokus edhe çështja e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën