TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komentet e Presidentes: Osmani merr shembuj nga praktika e viteve 2001, 2004 dhe 2008

Në komentet që Presidentja Vjosa Osmani i ka paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese, janë marrë edhe shembuj të viteve 2001, 2004 dhe 2008, për konstituimin e Kuvendit pa zgjedhje ne të gjithë nënkryetarëve. Këto komente KDI po i vlerëson si absurde dhe si një lëshim të Presidentes.

by Fetije Kamberi
12 muaj ago
1 0
A A

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani kërkoi që shteti të mos bllokohet për mos zgjedhjen e një nënkryetari.

Në komentet e bëra për Gjykatën Kushtetuese, Osmani përmendi që në të kaluarën ka pasur raste kur Kuvendi i Kosovës u konstituua edhe pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

E aty, përmendi tri raste të njëpasnjëshme qe kanë ndodhur nga viti 2000 deri në vitin 2008.(foto)

Përveç në letër, si argument ajo e përmendi edhe në konferencë.

“Sepse një bllokim i tillë si instrument edhe në të ardhmen do të krijonte një precedent të rrezikshëm për paralizimin total shtetëror, dhe këtu spo flas vetëm për komunitete. Në të kaluarën, qoftë në vitin 2001, ashtu edhe në vitin 2004  edhe në vitin 2007 ka pasur raste kur disa nga nënkryetarët madje edhe që vinin nga shumica nuk janë zgjedhur në seancën konstituive por është proceduar me konstituim kurse ata nënkryetarë janë votuar në seancat e radhës”, është shprehur Osmani.

Këtë po e konsideron lëshim dhe koment të papranueshëm hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku.

“Është presidente e zgjedhur sipas kushtetutës së vitit 2008-të, sipas kushtetutës që e ka shpallë dhe e krijon shtetin e Republikës së Kosovës dhe e njëjta nuk duhej të i bënte thirrje Gjykatës Kushtetuese që të zbatonte kornizën kushtetuese të vitit 2000 deri në 2008 e cila kornizë ka qenë e menaxhume, e hartume e mbikëqyrur kryekëput nga radhët e përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka qenë kornizë kushtetuese që UNMIK-un e ka pas leju si një farë autoriteti ekzekutiv me gjitha palët dhe Kosova nuk ka qenë shtet në atë kohë, Kosova ka qenë nën administrim ndërkombëtar”, ka thënë Bugaqku.

Bugaqku sqaron se sipas rregullores së Kuvendit emri i nënkryetarit të pestë i takon partisë që e ka shumicën dhe kjo nuk mund të ndryshojë.

“Së pari thuhet se duhet të propozohen me shkrim dhe e dyta thotë se të propozohen nga radhët e subjekteve ose partive që kanë më së shumti ulëse në parlamentin e Kosovës, në këtë rast fatkeqësisht ose fatmirësisht apo çfarëdo qoftë neve na pëlqeu apo s’na pëlqeu Lista Serbe është subjekt parlamentar i cili ka fitu shumicën e ulëseve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës dhe e ka të drejtën e propozimit të asaj kandidature”, është shprehut tutje ai.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka kërkuar komente nga institucionet e vendit në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës ku më 5 shtator u konstituua ky institucion nga krye-parlamentari Dimal Basha pa u zgjedhur edhe nënkryetari i pestë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çollakut për partitë politike: Kontribuoni për Kosovën duke qëndruar në sallë kur të votohet presidenti

Çollakut për partitë politike: Kontribuoni për Kosovën duke qëndruar në sallë kur të votohet presidenti

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Ishte raportuar i zhdukur, gjendet në Tiranë 80-vjeçari nga Ferizaj

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Gjini takon Schubel: Kosova duhet të avancojë drejt BE-së

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Rrëfimi për Kushtetutën e Kaçanikut

Ballkani përforcon mbrojtjen me Lendrit Shalën

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Kush ishte polici i parë i Kosovës? – Rrëfimi i padëgjuar i ish-ushtarit të UÇK-së

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën