TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KOK reagon në Komunitetin Olimpik Ndërkombëtar për provokimet e Gjokoviqit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KOK reagon në Komunitetin Olimpik Ndërkombëtar për provokimet e Gjokoviqit

 

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka reaguar ashpër ndaj mesazhit provokues dhe politik të tenistit nga Serbia, Novak Gjokoviq. Madje, KOK-u ka deponuar ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombtar (IOC) në lidhje me këtë çështje, ka njoftuar të martën.

Tenisti serb, ka vazhduar me provokimet e tij politike, pasi të hënën shkroi mesazh me propagandë pro-serbe “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën” pas fitores në rundin e parë të Grand Slamit “French Open”. Ky veprim i Gjokoviqit është vlerësuar i papranueshëm ndaj KOK-ut, i cili ka kërkuar nga IOC-ja që të ndërmarrë masa ndaj tij.

“Gjokoviq promovoi sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe përdori platformën sportive për ta bërë këtë. Po ashtu, deklaratat e mëtejshme të bëra nga një personazh i tillë publik pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit dhe dhunës mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e KOK-ut.

Po ashtu, një kopje të këtij reagimi, KOK-u është kujdesur t’ia dërgojë edhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Te KOK-u janë të shqetësuar me veprimin e Gjokoviqit dhe për këtë arsye kanë kërkuar reagime të ashpra, jo vetëm nga IOC-ja por edhe Federata ndërkombëtare e Tenisit. Madje, kësaj të fundit, i është kërkuar që ta hetojë këtë çështje dhe të hapë procedurë disiplinore kundër Gjokoviqit.

“I nderuari president, ajo që ndodhi në ‘French Open’, perceptohet si shkelje e parimeve sportive dhe e shpirtit olimpik, si një shkelje e Kartës Olimpike. Pavarësisht se Gjokoviq është një nga tenistët më të mirë, një sjellje e tillë e përsëritur nuk mund të tolerohet, pasi krijon një precedent të rrezikshëm që sporti mund të përdoret si një platformë për mesazhe politike, agjenda dhe propagandë. Unë me të vërtetë shpresoj që IOC të ngrit zërin në emër të sportit dhe të tregoj edhe një herë, siç e keni treguar gjithmonë, se sporti nuk mund të përdoret për mesazhe dhe agjenda politike dhe ju falënderoj paraprakisht për vëmendjen që do të rezervoni për këtë çështje”, shkruan në fund të reagimit të të KOK-ut.

Mesazhi i djeshëm i Gjokovoqit, nuk ishte i pari, pasi i njëjti kishte bërë deklarata të tilla politike në ngjarje të ndryshme të tenisit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Drita “fiket” në Drenas

Drita “fiket” në Drenas

Kërçeli godet Shalën: Si i kërkon votat e VV-së kur thotë se nuk do të punojë me Kurtin?

Kërçeli godet Shalën: Si i kërkon votat e VV-së kur thotë se nuk do të punojë me Kurtin?

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Qymyri sjell miliona: Ku duhet të investohen?

Qymyri sjell miliona: Ku duhet të investohen?

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autostradë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën