Me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, do të hapet xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo përballje, luhet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 17:00.
Sigurisht, Prishtina shihet favorit në këtë ndeshje duke pasur parasysh formën e mirë që e ka treguar deri më tani në këtë sezon.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Orges Shehi, prinë në tabelë me 32 pikë të mbledhura dhe po synon fitoren e 11-të në kampionat.
Në anën tjetër, Drenica ka 12 pikë dhe zë vendin e tetë në tabelë kurse nuk di për fitore prej xhiros së shtatë pasi në gjashtë ndeshjet e fundit ka tri barazime e tri humbje.
Dueli i parë mes Prishtinës dhe Drenicës, i luajtur në Skenderaj pati përfunduar me triumfin 4:1 të ekipit nga kryeqyteti.










