TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KOK: Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
KOK: Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar me një telegram ngushëllimi pas vdekjes së ish-boksierit të gjeneratës së artë të KB Prishtina, Nazif Gashi, i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Lajmi për humbjen e tij ka pikëlluar komunitetin sportiv kosovar, pasi Gashi konsiderohej një prej figurave më të rëndësishme të boksit dhe një sportist që la gjurmë të pashlyeshme në vitet më të arta të këtij sporti.

Në telegramin e dërguar familjes Gashi, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta duke vlerësuar lart kontributin e Nazifit. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, boksierit të gjeneratës së artë të Prishtinës dhe sportistit që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë,” shkruan Krasniqi, duke e cilësuar të ndjerin si shembull për shumë gjenerata. Ai shtoi më tej se “Nazifi ishte shembull i përkushtimit, guximit dhe disiplinës, duke u bërë frymëzim për shumë gjenerata të sportistëve të rinj”.

Nazif Gashi ishte një nga figurat që ndihmoi KB Prishtina të dominonte në ish-Jugosllavi, duke fituar pesë tituj kampioni gjatë viteve ’70 dhe ’80. Ai ishte pjesë e ekipit përfaqësues të ish-Jugosllavisë për katër vite me radhë (1974–1978) dhe fitues i shumë turneve ndërkombëtare. Vdekja e tij, sipas KOK-ut, përbën “një humbje të madhe për sportin kosovar dhe lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në historinë e boksit tonë”.
Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, Federatën e Boksit të Kosovës dhe klubin KB Prishtina, duke uruar që “kujtime për Nazifin të mbetet i përjetshëm” dhe duke shtuar se “i qoftë i lehtë dheu”.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në lagjen Arbëria të Prishtinës, ndërsa nesër Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë mbledhje komemorative në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 10:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arteta flet për humbjen turpëruese nga Fleetwood

Arteta flet për humbjen turpëruese nga Fleetwood

Roma i kthehet fitoreve, fiton ndaj Cagliarit

Roma vazhdon me fitore

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Kosovari Ibrahimoviç shënon supergol në Gjermani

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

Lazio spektakël në fushën e Sassuolos, fitore me 6 gola

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Protestë kombëtare sot në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Delegacioni i Asamblesë së NATO-s vizitë në Kosovë, agjenda e takimeve

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

Kurti: 25 vjet pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, humbën edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Qartazi ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Qartazi ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet

Arteta flet për humbjen turpëruese nga Fleetwood

Arteta flet për humbjen turpëruese nga Fleetwood

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën