TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KMDLNj: Vendosja e kamerave në Prishtinë, në kundërshtim me të drejtat e njeriut

by teve1
2 vjet ago
0
A A
KMDLNj: Vendosja e kamerave në Prishtinë, në kundërshtim me të drejtat e njeriut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një komunikate për media ka thënë se vendosja e kamerave në Prishtinë është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut.

Në komunikatën e këtij këshilli thuhet se vendosja e kamerave të sigurisë e sidomos këto me inteligjencë artificiale është e ndaluar në shumë vende, siç thuhet aty, shkaku i mundësisë së keqpërdorimit të të dhënave biometrike që i përpunojnë këto kamera.

“Përshkrimi dhe shpjegimi arsyetojnë vendosjen e kamerave sikur ato të mos shkelnin në mënyrë flagrante të drejtën për privatësi, si e drejtë elementare e njeriut. KMDLNj e rikujton publikun se pikërisht kjo organizatë ka propozuar të vendosen kamerat në perimetrin e kontejnerëve për mbeturina për të identifikuar qytetarët e papërgjegjshëm që hudhin mbeturina jashtë kontejnerëve. Vendosja e kamerave të sigurisë e sidomos këto me inteligjencë artificiale është e ndaluar në shumë vende shkaku i mundësisë së keqpërdorimit të të dhënave biometrike që i përpunojnë këto kamera. Pastaj, sipas legjislacionit në fuqi, vëzhgimi me anë të kamerave edhe për rastet më të rënda kriminale nuk mund të bëhet pa lejen e organeve ligjzbatuese dhe se ajo trajtohet si rast e jo si tërësi. Në rastin e vendosjes së kamerave në kryeqytet po mendohet që vëzhgimi të jetë i përhershëm, 24 orë dhe këtu do të përfshihen të gjithë qytetarët që janë brenda perimetrit që mbulohen nga kamerat pavarësisht nëse janë të dyshuar apo jo”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka thënë se kundërshton fuqishëm vendosjen e kamerave me inteligjencë të fuqishme artificiale sepse, siç thuhet në komunikatë, nuk është paraparë me legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë brutale krijon kushte për shkelje të privatësisë.

Kamerat për vëzhgim, sipas KMDLNj-së mund të vendosen vetëm në hapësira ku ekziston dyshimi i bazuar për vepra penale dhe me leje të organeve ligjzbatuese apo në hapësira ku pritshmëritë për shkelje të privatësisë janë të vogla.

“Sipas ligjeve në fuqi, vetura llogaritet si shtëpi e dytë dhe për vëzhgimin e saj duhet leje e veçantë e organeve ligjzbatuese ndërsa kamerat vëzhgojnë pa asnjë leje duke shkelur rëndë privatësinë e mbrojtur me ligj. Se ky vëzhgim do të realizohet vetëm nga Policia e Kosovës nuk paraqet asnjë siguri për ruajtje të privatësisë dhe respektim të drejtave të njeriut për faktin se asnjë bastisje apo arrestim të personave që konsiderohen si persona publikë, pavarësisht kohës dhe kushteve nuk bëhet pa praninë e mediave që nënkupton se informatat rrjedhin nga Policia. Vëzhgimi i paautorizuar ndikon ne rezultatin e hetimeve, në vendimmarrje gjyqësore dhe në mënyrë të pakundërshtueshme e shkelë parimin e prezumimit të pafajësisë. Ky vëzhgim i cili nuk ka monitorim efektiv krijon kushte për shkelje të rënda të privatësisë dhe të drejtave të njeriut përmes kontrollit të familjes, si në vende publike ashtu edhe në ato private. Gjithashtu, AIP, pavarësisht kohës që vepron (sot apo në të ardhmën) nuk mund të ofrojë asnjë siguri për ruajtje të privatësisë për faktin se kryesisht emërohet nga politika dhe është nën ndikimin politik”, thuhet tutje në komunikatën e KMDLNj-së.

Tags: KMDLNj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Traktori me dru godet automjetin e Policisë, lëndohen katër zyrtarë

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Traktori me dru godet automjetin e Policisë, lëndohen katër zyrtarë

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën