TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KMDLNj: Fjalori i urrejtjes është paralajmërim për një dhunë fizike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
KMDLNJ: Të kërkohet transparencë dhe llogaridhënie për bisedime me Serbinë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj gjuhës se komenteve në drejtim të deputetët Ganimete Musliu, duke thënë se KMDLNj ka besuar se ndaj këtyre fyerjeve, pavarësisht ndaj kujt, Policia e Kosovës është dashur dhe duhet të reagojë sipas detyrës zyrtare aq më parë që fyerjet janë publike, lehtësisht të identifikueshme.

Sipas KMDLNj-së, Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike ka kapacitet profesional ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Reagim i KMDLNj–së:

E PAPRANUESHME, DEGRADUESE DHE E DËNUESHME GJUHA FYESE DHE E URREJTJES NDAJ DEPUTETES GANIMETE MUSLIU

Pas një diskutimi të deputetes Ganimete Musliu në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, filloi një fushatë kundër deputetes Musliu duke e fyer me fjalët më të rënda si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër. Ky fjalorë ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen. Liria e fjalës dhe e shprehjes, si të drejta elementare të njeriut nuk nënkuptojnë liri të pakufishme apo mundësi që ato të keqpërdoren për t’i fyer të tjerët në kundërshtim jo vetëm me këto të drejta por edhe me standardet morale minimale.

KMDLNj befasohet dhe shqetësohet për mosreagim ndaj këtyre fyerjeve që po përsëriten, si nga institucionet ashtu edhe nga opinioni.

KMDLNj ka besuar se ndaj këtyre fyerjeve, pavarësisht ndaj kujt, moshës dhe gjinisë, besimit fetar, bindjeve politike apo statusit shoqëror, Policia e Kosovës është dashur dhe duhet të reagojë sipas detyrës zyrtare aq më parë që fyerjet janë publike, lehtësisht të identifikueshme sikur që Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike ka kapacitet profesional ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Fjalori i urrejtjes apo dhuna verbale është paralajmërim i sigurt edhe për një dhunë fizike.

KMDLNj e dënon këtë fjalor fyes, denigrues, përjashtues dhe racist, në rastin konkret ndaj deputetes Ganimete Musliu dhe votuesve të saj dhe kërkon një distancim të qartë dhe të vendosur ndaj dhunuesve të të drejtave të njeriut që po keqpërdorin rrjetet sociale për linçim publik të zonjës Musliu dhe votuesve të saj përmes fyerjeve që janë krejtësisht e kundërta e asaj që parashohin liria e fjalës dhe e shprehjes, si të drejta të njeriut dhe vlera demokratike. KMDLNj fuqishëm mbron lirinë e fjalës dhe të shprehjes kur janë në përputhje me këto vlera duke u solidarizuar me deputeten Musliu, në mbrojtje të drejtave të saj të cilat në këtë rast janë shkelur rëndë nga dhunuesit e të drejtave të njeriut.

Në emër të këtyre të drejtave, KMDLNj i kërkon falje deputetes Musliu, votuesve të saj dhe të gjithë atyre që përballen me situata të ngjashme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Ambasada gjermane: Dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Ambasada gjermane reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Femicidi kërkon reagim të vazhdueshëm

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

“Ditari”- 27.10.2026

“Ditari”- 27.10.2026

Ambasadori amerikan në Izrael e quan dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor “terrorizëm”

Mijëra palestinezë të zhvendosur ndërsa ushtria izraelite vazhdon ofensivën në Bregun Perëndimor

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën