TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klerikët serbë dyshohet se mbyllën kishën në Podujevë, kryepeshkopi i Kosovës thotë se s’është në dijeni

Disa klerikë fetar serbë vizituan të martën kishën ortodokse në fshatin Rakinicë të Podujevës dhe dyshohet se të njëjtës ia vunë edhe drynin. Por kryepeshkopi i Kosovës thotë se nuk është në dijeni.

by Doresa Geci
1 vit ago
3 0
A A

Ka ditë që këtu nuk mund të hyjë askush.

Kjo pasi, që nga e marta, kishës ortodokse në fshatin Rakinicë të Podujevës, i është vënë dryri.

E ky veprim, sipas dyshimeve fillestare, është bërë nga disa klerikë serbë.

Klerikë fetar serbë ditë më parë erdhën këtu dhe të njëjtit dyshohet që vendosën ketë dry në kishën ortodokse këtu në fshatin Rakinicë të Podujevës.

Se klerikët serbë ishin aty dy ditë më parë, i thanë televizionit prapa kamerës edhe disa banorë të këtij fshati.

Madje sipas tyre, deri të martën dera ishte e hapur.

Por, sipas dyshimeve, klerikët pasi kishin qenë për vizitë në kishë, ishin paraqitur në stacionin policor të Podujevës, ku kishin deponuar kallëzim penal ndaj një kleriku shqiptar.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje shtesë.

“Me datën 20 maj, Policia e Kosovës ka pranuar një nga pala ankuese dhe të njëjtën e ka referuar në Prokurorinë përkatëse”, thuhet nga Policia.

E për gjithë këtë situatë, nuk është në dijeni kryepeshkopi i kishës ortodokse shqiptare në Kosovë, Nikolla Xhufka.

“Nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar nga komisariati i Podujevës dhe ndoshta kjo mund të ishte dhe inekzistente, diçka që nuk ka ndodhur, nuk dimë ende asgjë. Vazhdimisht kemi pasur problem me Kishën ortodokse serbe, pasi Kisha serbe thotë se kush është ortodoks, është serb, por kjo nuk është e vërtetë”, thotë Xhufka për Tëvë1.

Madje ai thotë se nuk është i informuar as për kallzimin penal që është bërë.

“Nuk e di për cilin klirik fetar bëhet fjalë, por nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për ndonjë padi apo kallëzim penal për kyepeshkopatën në Prishtinë”, shprehet ai.
Banorët e kësaj zone, thonë se kisha ka një historik qindra vjeçar.

“Sipas të dhënave të modeme unë e di që ajo kishë është shumë e vjetër, sa një kohë nuk e kanë ditë që ekziston, dikur është zbuluar, por kanë thënë që është kishë e fesë katolike. Serbë ka pas shumë ksajde dhe e kanë përdor si kishë të tyre”, shprehet Nazif Rrahimi – banor i fshatit Orllan.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bie çmimi global i naftës

Publikohen çmimet e derivateve, lirohet vetëm benzina

PDK drejt zgjedhjes së kryetarit të ri – debat për datën e Konventës

PDK mban sot konferencë për media

​Si ta tejkaloni refuzimin për punë dhe të vazhdoni tutje?

Shqiptarët të tretët në Evropë për orët e gjata të punës, Kosova pa të dhëna

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Vritet me thikë një 37-vjeçar në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Bie çmimi global i naftës

Publikohen çmimet e derivateve, lirohet vetëm benzina

PDK drejt zgjedhjes së kryetarit të ri – debat për datën e Konventës

PDK mban sot konferencë për media

​Si ta tejkaloni refuzimin për punë dhe të vazhdoni tutje?

Shqiptarët të tretët në Evropë për orët e gjata të punës, Kosova pa të dhëna

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Vritet me thikë një 37-vjeçar në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Kurti e Sveçla sot mbajnë konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Kurti e Sveçla sot mbajnë konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Sot qytetarët vendosin për udhëheqësit e 38 komunave të Kosovës

Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

E enjte me diell dhe pak erë

E enjtja me mot të paqëndrueshëm, diell e vranësira të dendura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën