TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kina izolon mbi 600.000 njerëz rreth fabrikës që prodhon iPhone

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kina izolon mbi 600.000 njerëz rreth fabrikës që prodhon iPhone

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Të gjithë njerëzit, përveç punëtorëve të domosdoshëm dhe vullnetarëve për parandalim të koronavirusit, “nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre”, kanë thënë autoritetet në Zhengzhou.

Ky vendim vjen pas disa pamjeve që kanë dalë në rrjetet sociale kineze javën e kaluar, në të cilat janë parë njerëzit duke u larguar nga fabrika që drejtohet prej gjigantit tajvanez, Foxconn dhe prodhon produkte për Apple.

Disa punëtorë janë ankuar për kushte të rënda, mungesë furnizimesh dhe se u është dashur të ikin nga fabrika në këmbë, për të shmangur kufizimet që ekzistojnë në transport publik.

Foxconn punëson qindra mijëra punëtorë në Zhengzhou.

Kina është ndër vendet e fundit në botë që zbaton strategjinë e zero rasteve me koronavirus.

Autoritetet kineze vazhdojnë të vendosin masa izolimi dhe të kryejnë testime masive, me qëllim të shmangies së shpërthimeve masive të virusit.

Mirëpo variantet e reja kanë testuar aftësitë e zyrtarëve lokalë për të parandaluar koronavirusin para se të përhapet, prandaj një pjesë e mirë e popullsisë në Kinë është duke jetuar vazhdimisht nën kufizime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Kongresisti amerikan: Vuçiqi kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Mbi 360 persona të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet vdekjeprurëse në Nepal

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport nga Kryeprokurorja e Pejës lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport nga Kryeprokurorja e Pejës lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Një person humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës

Vdes një 14-vjeçar, dyshohet se u ther me thikë nga një 17-vjeçar në Prizren

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

PDK dhe Aleanca edhe sot vazhdojnë aksionin para Qeverisë

PDK dhe Aleanca edhe sot vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Parashikimi i motit

Moti sot

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën