TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KGJK miratoi shtatë rregullore e dy udhëzime administrative

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
KGjK merr vendim për publikimin e raporteve të rregullta për punën e gjyqtarëve

Foto ilustruese

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 318-të, të mbajtur të enjten ka miratuar disa akte nënligjore, duke përfshirë shtatë rregullore, dy udhëzime administrative dhe një Plan Strategjik.

Fillimisht takimi i 318-të i KGJK-së ka filluar me prezantimin e anëtarit të ri të KGJK-së, gjyqtarit Artan Abazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Para miratimit të akteve të lartcekura, prezantimi i tyre është bërë nga kryetarja e Komisionit për Çështje Normative, gjyqtarja Drita Rexhaj.

Pas prezantimit nga anëtarja Rexhaj, anëtarët e Këshillit kanë miratuar këto rregullore:

Rregulloren për Përdorimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL)
Rregulloren për Punën e Panelit për Lirim me Kusht
Rregulloren për Sistemin për Menaxhimin e Dosjes Elektronike të Gjyqtarëve
Rregulloren për Përdorimin e Sistemit për Menaxhimin e Dosjes Elektronike të Administratës Gjyqësore
Rregulloren për Statusin, Kushtet dhe Procedurën e Emërimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Rregulloren për Trajnimin e Gjyqtarëve
Rregulloren për Trajnimin e të Punësuarve në Administratën e Sistemit Gjyqësor
Për disa nga rregulloret e lartcekura ka pasur diskutime mes anëtarëve të Këshillit, një nga to ka qenë edhe Rregullorja për Trajnimin e Gjyqtarëve.
Për këtë Rregullore është propozuar që të shtohet një dispozitë që varësisht nga nevojat e Akademisë së Drejtësisë të rritet edhe numri i orëve të trajnuesve.

Nga anëtarët e Këshillit është theksuar se puna primare e gjyqtarit është puna e gjyqtarit dhe jo e trajnuesit në Akademinë e Drejtësisë, prandaj sipas tyre me këtë rregullore është ulur numri i orëve të trajnuesve që do të shërbejnë në Akademinë e Drejtësisë.

Tutje, Këshilli ka miratuar edhe Planin Strategjik të Teknologjisë Informative të KGJK-së 2024 – 2029. Lidhur me këtë plan, anëtarja Rexha tha se qëllimi kryesor është që të iu mundësohet gjykatave të i punojnë lëndët gjyqësore në mënyrë digjitale dhe të kontribuohet në zvogëlimin e kohës së vendimmarrjes.

Tutje, anëtarët e Këshillit kanë miratuar edhe Udhëzimin Administrativ për Procedurat e Përdorimit dhe Menaxhimit të Parave të Imëta për Gjykata dhe Njësitë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ për Pranimin dhe Menaxhimin e të Hyrave dhe Depozitave Gjyqësore.

Për shkak të pikave të shumta në rend të ditës, ky takim është caktuar të vazhdojë me 27 dhjetor 2023. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën