TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KFOR largon dy kamionët e djegur nga ura te “Shkëmbi i Dudës”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
KFOR-i largon dy kamionët barrikadues nga ura te “Shkëmbi i Dudës”

Këtu te vendi i quajtur “Shkëmbi i Dudës”, ka mbetur edhe barrikada e fundit.

Janë këta dy kamionë mbi këtë urë, që u dogjën mëngjesin e 29 dhjetorit.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për ta rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Por, për largimin e dy kamionëve këtu, nuk u panë vetëm ekipet e KFOR-it.

Në vendngjarje ishin edhe ekipet e policisë së EULEX-it, ata të UNMIK-ut, pjesëtarë të Karabinierit Italian si dhe Policia e Kosovës.

Fillimisht, kamionët u inspektuan nga ekipet e deminimit.

E më pas, u provua edhe ndezja e tyre.

Por, meqë kjo metodë nuk funksionoi, atëherë ekipet e KFOR-it fryn gomat e kamionëve.

Ndërsa gjatë gjithë kohës që këto ekipe po punon këtu, situata po monitorohej edhe nga larg.

E nuk mungonin as patrullat në këmbë.

Të martën qarkullimi mbi këtë urë nuk ishte i mundshëm as në këmbë.

Ndërkohë pas disa orëve përpjekje, kamioni i parë filloi të lëvizë.

Ky u tërhoq nga ura nga ekipet e KFOR-it, ndërsa ngarkesa prej dheut, iu largua me mjete të rënda.

Ndërkohë radha i erdhi edhe kamionit të dytë.

Pas disa orëve në të njëjtën mënyrë, edhe kamioni i fundit i barrikadave u largua nga ura.

Në këtë formë, të mbrëmjen e së martës ura mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën Veriore me pikën kufitare në Jarinjë, u lirua nga barrikadat.

Këto të fundit ishin vendosur me 10 dhjetor si shenjë proteste për arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, ndërsa bllokuan rrugët e veriut për 20 ditë.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën