TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Këto janë vendimet e marra në Kuvendin e LDK-së

Delegatët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të enjten në mbrëmje, kanë miratuar një vendim politik që e përcakton stabilitetin institucional dhe përgjegjësinë shtetërore si orientime kryesore të partisë në periudhën e ardhshme.

Në vendimin e miratuar, LDK thekson se prioritet mbetet funksionalizimi i plotë i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangia e zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Kuvendi përcakton si orientim parësor politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale”, thuhet në vendim.

Dokumenti obligon kryetarin e partisë, Kryesinë, Këshillin e Përgjithshëm dhe Grupin Parlamentar që, në kuadër të kompetencave statutare dhe kushtetuese, të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij orientimi politik.

Sipas vendimit, veprimtaria politike e LDK-së duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia shtetformuese, ruajtja e balancës demokratike dhe krijimi i stabilitetit politik e institucional, me synim avancimin e objektivave euroatlantike të Kosovës.

“Veprimi politik i LDK-së duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia e saj shtetformuese, nevoja për ruajtjen e balancës demokratike dhe domosdoshmëria e krijimit të stabilitetit politik e institucional për avancimin e objektivave euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thuhet në dokument.

Po ashtu, vendimi përcakton se çdo angazhim i partisë në proceset institucionale duhet të jetë në përputhje me interesin shtetëror, orientimin euroatlantik, programin politik dhe vendimet e organeve kompetente të LDK-së.

Një pjesë e veçantë e vendimit i kushtohet disiplinës së brendshme partiake dhe respektimit të vendimeve të organeve drejtuese.

“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë edhe këtë të sotmin. Debati, mendimi ndryshe dhe kundërshtimi politik ushtrohen lirshëm brenda organeve dhe procedurave statutare të LDK-së”, thuhet në vendim.

Sipas dokumentit, pas përfundimit të procesit vendimmarrës, kundërshtimi publik apo pengimi i zbatimit të vendimeve të shumicës konsiderohet cenim i unitetit institucional dhe i rregullit partiak.

“Asnjë zyrtar apo strukturë e LDK-së nuk mund të veprojë publikisht në emër të Partisë në kundërshtim me qëndrimet dhe vendimet e organeve të saj kompetente. Organet përkatëse të LDK-së obligohen të sigurojnë zbatimin e këtij vendimi dhe, kur është e nevojshme, të ndërmarrin masat statutare ndaj shkelësve”, thuhet më tej.

Vendimi thekson gjithashtu se pozita partiake, mandati publik apo funksioni institucional nuk mund të shërbejnë si bazë për përjashtim nga përgjegjësia statutare, etike ose ligjore.

Në të njëjtin Kuvend, delegatët votuan edhe për qëndrimin e kryetarit Lumir Abdixhiku në krye të partisë. Sipas rezultateve të votimit, 170 delegatë mbështetën vazhdimin e mandatit të tij, ndërsa 152 delegatë votuan për largimin e tij.

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut ishte ndërmarrë pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, në të cilat LDK u rendit sërish si forca e tretë politike në vend, duke siguruar 16.7 për qind të votave.

Tags: Kuvendi i LDK-seLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe stabilitetin

Pas 13 vitesh, regjisori Agon Myftari thotë se fitoi betejën gjyqësore për “39 Shkallët”

Pas 13 vitesh, regjisori Agon Myftari thotë se fitoi betejën gjyqësore për “39 Shkallët”

​Behrami nga Haga: Një verdikt dënues do t’i shkundte themelet e shtetit të Kosovës

​Behrami nga Haga: Një verdikt dënues do t’i shkundte themelet e shtetit të Kosovës

Gjendet pa shenja jete një person në Zajm të Klinës, ishte shpallur i zhdukur nga familjarët

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Basketboll, Superliga nis këtë vikend

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

Oda e Mjekëve të Kosovës reagon për ndarjen nga jeta të Flora Brovinës: Humbëm një mjeke dhe humaniste të rrallë

​Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

​Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën