KESCO ka njoftuar se ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike për konsumatorët që kanë pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe kanë realizuar pagesat e tyre.
Sipas tyre, ky sistem eliminon nevojën për paraqitjen e kërkesave manuale për rikyçje pas realizimit të pagesës.
“Por, pavarësisht nga automatizimi i procesit, është e rëndësishme të theksohet se rikyçja ka një periudhë ligjore që të realizohet brenda 24 orësh pas përditësimit të statusit të pagesës. Inkurajojmë konsumatorët të respektojnë afatin e pagesave për të shmangur ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e tyre.