TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Ferizaj, u ekstradua nga Franca

by teve1
3 minuta ago
0
A A
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Ferizaj, u ekstradua nga Franca

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S., i cili dyshohet për disa vepra penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar në Francë pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar nga organet kompetente, ndërsa më 17 nëntor 2026 është ekstraduar në Republikën e Kosovës.

Që nga ajo datë, ai ndodhet në masën e ndalimit me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2024, rreth orës 12:00, në shtëpinë e të pandehurit në Ferizaj.

Në aktin e dyshuar, viktima, e shoqëruar nga djali i axhës L.S., kishte shkuar te prindërit e të pandehurit për t’i marrë fëmijët që ndodheshin në vizitë.

Në atë rast, i dyshuari, sipas Prokurorisë, e kishte detyruar atë të hynte brenda shtëpisë nën kërcënimin e armës, me të cilën kishte shtënë disa herë në tokë.

Prokuroria pretendon se pasi kanë hyrë brenda, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me shuplakë, duke e kapur disa herë për flokësh dhe duke e goditur me shkelm në bark.

Më pas, sipas aktit të dyshuar, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

Përveç veprës penale të dhunimit, A.S. dyshohet edhe për mbajtje të paautorizuar të armës, përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, si dhe kanosje ndaj L.S.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari e kishte kërcënuar L.S.-në se do ta vriste viktimën dhe atë vetë, në rast se nuk ia sillte dokumentet dhe nëse e lajmëronte rastin në polici.

Pas kryerjes së veprave për të cilat dyshohet, i pandehuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte qëndruar jashtë territorit të Kosovës, deri në arrestimin e tij në Francë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi largohet nga shtëpia e tij

Krasniqi largohet nga shtëpia e tij

Dyshohet se dhunuan një grua, arrestohen dy persona në Drenas

Arrestohen katër persona në veri për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë

Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

Marta Kos i kërkoi falje Kurtit për këngën nacionaliste serbe të interpretuar në KE

Një viktimë e dhunës në familje kërkon trajtim nga Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Një viktimë e dhunës në familje kërkon trajtim nga Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Ferizaj, u ekstradua nga Franca

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunim në Ferizaj, u ekstradua nga Franca

Krasniqi largohet nga shtëpia e tij

Krasniqi largohet nga shtëpia e tij

Dyshohet se dhunuan një grua, arrestohen dy persona në Drenas

Arrestohen katër persona në veri për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë

Hajrizi kërkon falje pas kartonit të kuq: Lëndova një komb të tërë

Hajrizi kërkon falje pas kartonit të kuq: Lëndova një komb të tërë

Anëtarësimi në BE, Marta Kos: Shqipëria po ecën më shpejt me realizimin e reformave

Marta Kos i kërkoi falje Kurtit për këngën nacionaliste serbe të interpretuar në KE

Një viktimë e dhunës në familje kërkon trajtim nga Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Një viktimë e dhunës në familje kërkon trajtim nga Komisioni hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Trajkoviç: BIA duhet të tregojë se ku ndodhet Milan Radoiçiq

Trajkoviç: BIA duhet të tregojë se ku ndodhet Milan Radoiçiq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën