TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kërkohet kujdes më i madh i Gjykatës Speciale në vlerësimin e provave

nga Lindrit Zejnullahu
4 Tetor, 2024
0
A A
​Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dëshmitarja Stamena Jeliq në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së deklaroi se ka dokumente të nënshkruara në të cilat janë evidentuar pesë fjali të cilat ajo thotë se nuk i ka thënë. E kjo ka ngritur dyshime për fabrikim provash andaj kërkohet kujdes më i madh në trajtimin e provave nga Gjykata Speciale.

Dëshmia e serbes, Stamena Jeliq të mërkurën në Dhomat e Specializuara në Hagë mori goxha vëmendje.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, dëshmitarja e 94-të  pohoi se ka dokumente të nënshkruara, në të cilat deri më tani ishin evidentuar në pesë raste fjali për të cilat ajo tha që nuk i ka thënë.

Jeliq tha se nënshkrimi është i saj në atë dokument, por që fjalët nuk janë të saj.

Por ky nuk është rasti i vetëm që sipas  avokatit akredituar nga Specialja, që dyshohet se mund të ketë pasur indicie për prova të fabrikuara.

“Ky është një shembull konkret dhe e vërteton edhe teorinë e mbrojtjes se në shkresat e lëndës ndodhen prova të cilat nuk janë kredibile. Prandaj kjo është një indikator i qartë se trupi gjykues me rastin e vlerësimit të tyre duhet të ketë kujdes dhe gjithmonë kur gjejnë se prova nuk është e besueshme të mos ja falë besimin dhe të mos e mbështesë vendimin e saj në një provë që ndoshta mund të jetë inkriminuese por nuk është kredibile për shkak të mënyrës se si është marrë”, tha avokati, Artan Qerkini.

Ai tregon se këto pretendime i ka ngritur vazhdimisht ekipi mbrojtës i të akuzuarve në Hagë.

“Në shkresat e lëndës ndodhen edhe prova të cilat janë marrë nga organet jo kompetente, p.sh prova që janë marrë nga organet paralele të ish-policisë serbe të cilat funksionojnë në territorin e Serbisë. P.sh nuk mund të ekzistojë Policia e Prizrenit në Kryshefc apo e Prishtinës në Nish. Nëse veprime procedurale kanë ndërmarrë këto organe atëherë këto prova janë marrë nga organet jo kompetente dhe për rrjedhojë janë jo kredibile”, tha Qerkini.

E nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se nuk ka pasur ndonjë rast tjetër ku evidentohen deri në pesë fjali të dëshmitares që janë ndryshuar.

Blendina Veliqi që monitoron këtë proces, thotë se është optimiste që Gjykata do të veprojë drejt në vlerësimin e fakteve dhe provave.

“Raste të tila se a e dëmtojnë procesin, ne mendojmë se trupi gjykues peshën e provave e vlerëson në bazë të argumenteve dhe fakteve që dalin gjatë procedurave. Kështu që ne besojmë që çdo provë dhe dëshmi do të vlerësohet dhe pasha e saj do të vendoset gjatë procesit gjyqësor”, tha Veliqi nga IKD.

Sipas ZPS-së në gusht të vitit 1999, pjesëtarë të UÇK-së e morën bashkëshortin e dëshmitares, Marko Jeliq, nga shtëpia e tyre në Rahovec i cili që prej atëherë është i zhdukur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

“Info Nata”- 30.06.2025

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X