TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërcënimet nga Vuçiqi, takimi me Limaj- Çka tha Kurti në konferencën e thirrur pasditen e së hënës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot pasdite mbajti një konferencë për media. I pari i Vetëvendosje foli rreth takimit në kryetarin e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si dhe kërcënimet që sipas tij po vijnë nga Begoradi derisa pati një porosi për diasporën

by Doresa Geci
1 vit ago
1 0
A A

Kafen e planifikuar e pinë të shtunën që lamë pas. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në këtë fundjavë zhvilloi  takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Për bisedën që patën foli kryeministri në detyrë të hënën. Mirëpo Kurti nuk dha detaje për ofertën që ia bëri Limajt.

“Kemi shprehur tashmë jo vetëm interesimin por edhe gatishmërinë për të bashkëqevërisur me Nismën. Kam bërë pak a shumë edhe një ofertë konkrete për Nismën, në mënyrë që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e sa më mirë.  Mirëpo kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final atëherë mund të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj. Për hollësitë e përmbajtjes së ofertës sonë mund të flasim vetëm atëherë kur bisedimet të jenë të finalizuara me atë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Kurti tha që do të kuptohet në fund të javës nëse do të ketë marrëveshje me Nismën Socialdemokrate.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve. Ndërkohë ne duhet të qeverisim sepse i kemi kompetencat e kufizuara, por punët i kemi të shumta. Unë kam bërë një ofertë për Nismën dhe nuk do të mund t’i diskutojë elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda sepse punoj që kjo të bëhet në këtë fundjavë. Në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose do ta kemi lajmin për mungesën e saj”, është shprehur Kurti.

E gjitha këto kryeministri në detyrë i tha në konferencën e thirrur në lidhje me arrestimin e zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviq, ku akuzoi Serbinë për nxitje të tensioneve në rajon.

Po ashtu, Kurti tha që i konsideron kërcënuese deklaratat e Vuçiqit pas arrestimit të Popviqit.

“Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të bëra më 20 korrik sivjet janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe njëkohësisht komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të konsiderohet më si qëndrim individual, por si politikë shoqërore. Në këtë mënyrë, Beogradi zyrtar tregon qartazi se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në rajon sikur që deklarimet e Popoviqit, po ashtu nxisin përçarje dhe mosdurim”, tha tutje Kurti.

Andaj ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin udhëtimet nëpër Serbi.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë pasi ka indikacione për rrezikim nga provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. I ftojmë qytetarët për maturi, bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe ruajtje të unitetit dhe qetësisë”, ka përfunduar Kurti.

Gjykata Themelore e Prishtinës të dielën ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Popoviqit.

Popoviq, dyshohet se më 18 korrik në fshatin Hoçë të Madhe të Rahovecit, gjatë një fjalimi me serbët lokalë, e ka quajtur UÇK-në organizatë terroriste, ndërkohë e ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare për siç ka thënë, heshtje ndaj autorëve të krimeve ndaj serbëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana  e Kosovës me njoftim për udhëtarët në Aeroport: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

Dogana  e Kosovës me njoftim për udhëtarët në Aeroport: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes: Kur njeriu nuk mundet, nuk duhet t’ia dalë i vetëm

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Rama: Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të “Pastrimit”

Rama: Nesër në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votohet për kompaninë e re të “Pastrimit”

Dy fytyrat e Serbisë

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën