TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Keqpërdorim i detyrës nga doganieri – kërkohet paraburgim 30-ditor

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Keqpërdorim i detyrës nga doganieri – kërkohet paraburgim 30-ditor

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin I.K., zyrtar doganor në Pikën Kufitare në Vërmicë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas komunikatës zyrtare të Prokurorisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 16 korrik 2025, rreth orës 19:17, në Pikën Kufitare në Vërmicë. I.K., në cilësinë e zyrtarit doganor, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat zyrtare duke mos kryer kontrollin e automjetit të llojit “Mercedes Sprinter 316 CDI”, i cili drejtohej nga A.K.

“Në kundërshtim me rregullativën ligjore që ka pasur për detyrim të ndal veturën, të hap bagazhin dhe të bëjë kontrollimin e veturës, i njëjti me qëllim nuk e hap bagazhin e veturës dhe nuk bënë kontrollimin,” – thuhet në komunikatë.

Pas një komunikimi të shkurtër mes dy personave – brenda dhe jashtë kabinës doganore – drejtuesi i furgonit largohet pa u kontrolluar, ndërsa zyrtari doganor, sipas Prokurorisë, në të dhënat zyrtare “SEED” regjistron se furgoni ishte i zbrazët.

Më pas, automjeti është ndalur nga Njësia për Antikontrabandë në rrugën e vjetër Vërmicë–Prizren, pranë një restoranti. Pas kontrollit të bërë nga njësia policore, u konstatua se furgoni ishte i mbushur me mallra komerciale – atlete të ndryshme sportive në vlerë prej 11,457.60 €, ndërsa vlera e detyrimeve doganore të shmangura është 3,414.36 €.

“Me të cilat veprime, i pandehuri në vlerën e cekur prej 3,414.36 €, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës”, sqaron Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prizren thekson se do të vazhdojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe kontrabandës:

“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në fund të komunikatës.

Tags: Prokuroria Themelore në PrizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë të konsiderueshme në Koshare të Ferizajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën