TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kemi një kryeministër që nuk kryen punë” – Opozita kritikon Kurtin se po ndryshon vazhdimisht deklaratat

E Kosovës po i bëhet thirrje e vazhdueshme ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirëpo nga partia në pushtet po vlerësojnë se ka një tendencë për ta imponuar këtë draft-statut, për të cilin thonë se as deputetët nuk e kanë parë. Kurse nga opozita konsiderojnë se kryeministri Kurti nuk është i njëjtë në deklarimet që jep, andaj këtë po e cilësojnë si shqetësuese.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
“Kemi një kryeministër që nuk kryen punë” – Opozita kritikon Kurtin se po ndryshon vazhdimisht deklaratat

Themelimi i Asociacionit vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por Kosova e Serbia nuk po arrijnë të pajtohen në këtë aspekt.

E partitë opozitare në vend, po vlerësojnë se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar ta qojë përpara dialogun me Serbinë.

Nga LDK konsiderojnë se kreu i Ekzekutivit nuk është i njëjtë në deklaratat që thotë.

“Ju e dini që asnjëherë nuk e thotë deklaratën e njëjtë, ju e dini që ka thënë do ta bëjmë një draft-statut vet, ju e dini që ka thënë nuk do të pranojmë dokument nga Lajçaku, e pranoi dokumentin nga Lajçkau, tash po thotë që Lajcaku ta dërgon draftin e Asociacionit në komisionin e Venecias, ndërsa ne e bëjmë një draft Asociacion tjetër. Kjo është shqetësuese për vendin sepse kemi një kryeministër që nuk kryen punë, por i ndryshon qëndrimet e veta” , ka thënë deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Nga kjo parti thonë se kryeministri Kurti e ka pranuar draftin e Asociacionit të përpiluar nga BE-ja.

“Nëse i referohemi marrëveshjes së Ohrit, aty ka të bëjë me asociacion përtej asociacionit që ka të bëjë me kompetenca ekzekutive, pra me u themelu një shtet i Serbisë brenda Kosovës”, ka thënë ajo.

Por nga partia në pushtet mohojnë një gjë të tillë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha thekson se kërkesë e kryeministrit Kurti është të ketë Asociacion pa kompetenca ekzekutive.

“Draft-statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë, që rrjedhimisht nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive as të nivelit lokal as të nivelit qendrorë për arsyeje se, atëherë bëhet një nivel i ndërmjetëm që nuk lejohet me kushtetutën e Kosovës, por duhet të jetë një Asociacion i cili mbronë dhe promovon, vlerat, trashëgiminë kulturore e gjuhësore të komuniteteve të caktuara. Por që po shohim rezistencë nga ndërkombëtarët ose skepticizëm dhe këtu është bllokuar” , ka deklaruar ai.

Deri më tani, sipas Batushës, draftin e Asociacionit, nuk e kanë parë as deputetët.

“Tash e kemi një draft-statut i cili është i ndërmjetësuesit për të cilin ne deputetët ende nuk e kemi parë zyrtarisht dhe i cili po pretendohet të na imponohet e për të cilin nuk e di se si mund të ecet tutje për derisa deputetët nuk e kanë parë”, tha ai.

Ditë më parë kryeministri, kryeministri Kurti ka thënë se drafti i Asociacionit i përgatitur nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbetet në harresë depo në të cilën ishin varrosur trupat e familjes Jashari

Mbetet në harresë depo në të cilën ishin varrosur trupat e familjes Jashari

Raporti i IPK-së: 223 policë të hetuar, 129 të suspenduar, 40 të arrestuar

Raporti i IPK-së: 223 policë të hetuar, 129 të suspenduar, 40 të arrestuar

Qytetarët të revoltuar për ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë Ramazanit

Qytetarët të revoltuar për ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë Ramazanit

Përfundon protesta e serbëve, nis qarkullimi i automjeteve në Jarinjë

Rama sot viziton Kosovën

Rama mirëpret Ligjin për të Huajt, bën apel për avancimin e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën