Të dielën në mesditë, një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin.
Ahmeti zbulon se i lënduari është duruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
““Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.







