TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Katër seanca për katër pika të rendit të ditës

Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen edhe një herë të hënën nga ora 15:00, në tentimin e katërt për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Kjo meqë të shtunën dështoi të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët. Njohësit e ligjit thonë se përgjegjësia për ta tejkaluar këtë situatë bie mbi partinë fituese.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0 0
A A

Tentime patën më shumë, sesa pika të rendit të ditës të përfunduara.

Kështu në tri seanca, deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjuhë të përbashkët gjetën në vetëm dy pika.

Të shtunën u miratua votimi i raportit të komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

E më pas, të zgjedhurit e popullit u betuan.

Por, megjithëkëtë, seanca u ndërpre menjëherë në pikën pasuese.

ligjvënësit s’u pajtuan për emrin e kryeparlamentarit, me çka dështoi edhe një herë konstituimi i Kuvendit.

Për këtë një seancë tjetër u caktua të hënën në ora 15:00.

“Pas miratimit të raportit dhe pamundësisë së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit, kjo nënkupton që seanca akoma nuk është e përfunduar, prandaj iu mbetet të zgjedhurve të popullit, tashmë me mandat efektiv, që ta tejkalojnë këtë situatë. Në lidhje me afatet, nuk është se përcaktohet qartë brenda cilit afat duhet të përfundoj ky proces, megjithatë është detyrë dhe përgjegjësi e tyre që të tejkalohet kjo situatë, në mënyrë që t’i hapet rrugë themelimi i institucioneve të tjera”, ka thënë Ardian Bajraktari, avokat.

Nëse deputetët të hënën gjejnë gjuhë të përbashkët, hapet rruga për formimin e qeverisë së re.

“Konstituohet Kuvendi, hapet rruga për të rrjedh mandatet kushtetuese, të nenit 95, lidhur me ofertën për mandatim të qeverisë dhe mandatarit, zgjedhjet e qeverisë brenda 15 ditësh nga partia fituese, nëse ai nuk mundet, rrjedh mundësia për partitë e tjera që mund t’i bëj 61 vota në 10 ditët pasuese”, ka thënë profesori Mazllum Baraliu.

Ai tregon se çfarë mund të ndodh nëse pozitë e opozitë, nuk i sigurojnë 61 vota.

“Nëse nuk janë të afta as pozita as opozita, atëherë presidentja e vendit është e obliguar sipas Kushtetutës që në afat prej 40 ditësh t’i shpall zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare”, ka treguar Baraliu.

Seanca e së hënës, është e katërta me radhë, që deputetët mblidhen për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën