TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Katër ditë vendimtare për mandatarin – A i ka votat Konjufca?

Edhe katër ditë i kanë mbetur brenda afatit kushtetues, mandatarit për kryeministër, Glauk Konjufca për t’u thirr seanca për votimin e Qeverisë. Njohësit e politikës shprehen skeptik se i njëjti ka votat për t’u zgjedhur.

by Venhar Isufi
8 muaj ago
2 0
A A

Edhe katër ditë kanë mbetur deri në thirrjen e seancës ku do të hidhet në votim Qeveria e re.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mandatoi Glauk Konjufcën për kryeministër, ndonëse ende nuk dihet nëse i njëjti ka votat për t’u zgjedhur.

Mirëpo në anën tjetër, ish opozita, PDK, LDK e AAK veçse kanë bërë të ditur se nuk kanë votë për të.

Propozimi i Vetëvendosjes për Konjufcën, sipas analistit Avni Arifi, është bërë duke u thirrur në qëllimin që dihet se nuk do t’i marrë votat.

“Është në diskrecion të partive politike opozitare të vlerësojnë, por nuk besoj që e kanë bërë Konjufcën mandatar me qëllim të krijoji qeverinë të gjithë e dimë, të paktën njerëz që merren me politike e dimë, nuk e do kryeministër Konjufcën, Albin Kurti por e ka bërë se e din që nuk e votojnë e këta nuk mund të thonë hajt për inati të Kurtit po e votojmë”, deklaroi Arifi.

Arifi thekson se Konjufca nuk pritet të marrë përkrahje, pasi që kabineti është i njëjti me atë që e kishte propozuar Albin Kurti.

“Konjufcës nuk ia kanë dhënë mandatarin, por ata çfarë kanë bërë ia kanë dhënë krejt qeverinë meveti, kjo nuk është votë për Konjufcën, është edhe për Fitore Pacolli ministre, që e ka bërë të pamundshme përkrahjen e partive opozitare”, thotë ai.

Skeptik se ish-kryeparlamentari Konjufca do të zgjidhet kryeminstër është edhe njohësi i politikës, Dorajet Imeri.

Sipas tij, gjasat për zgjedhje të jashtëzakonshme janë më të mëdha se sa për një qeveri të formuar.

“Nuk konsideroj se mund të ketë pritshmëri në seancën e radhës ku do të votohet për shumicën e re parlamentare, përkatësisht për Qeverinë e Republikës së Kosovës unë konsideroj se partitë politike nuk do të lëvizin nga pozicionet e tyre të deklaruara publikisht. Përtej vullnetit individual që mund të kenë deputetët e që ,mund të jenë të shumtë unë konsideroj, partitë partitë politike do ti ruajnë dhe nuk besoj të prodhohet një rezultat tjetër”, thotë analisti Imeri.

Partitë e ish opozitës, deri tani, vazhdimisht kanë bërë të ditur se janë të gatshëm për zgjedhje të reja, duke deklaruar publikisht se nuk do të votojnë as mandatarin e dytë të LVV-së për kryeministër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën