TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kasapolli: Kurtin do ta dërgojmë në opozitë

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Kasapolli: Kurtin do ta dërgojmë në opozitë

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gëzim Kasapolli, ka deklaruar se subjekti i tij politik jo vetëm që do ta mposhtë Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, por do ta dërgojë atë në një opozitë nga e cila, sipas tij, nuk do të kthehet më në pushtet.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Kasapolli ka thënë se këtë synim do ta arrijnë falë ofertës qeverisëse të LDK-së, të cilën e cilësoi si shumë të qëndrueshme.
Sipas tij, LDK-ja ka aspiratë dhe bagazh të mjaftueshëm politik për të dalë partia e parë në zgjedhje.

“Ne jo vetëm që do ta mposhtim Kurtin, por do ta dërgojmë në opozitë nga e cila nuk do të kthehet më në pushtet, sepse oferta jonë është aq e qëndrueshme sa mund t’u bëjë ballë edhe ndryshimeve tektonike që po ndodhin në botë. Ne jemi të përgatitur për to. Ne kemi aspiratë dhe bagazh të mjaftueshëm për të dalë partia e parë, por në fund të fundit është sovrani ai që vendos por detyra jonë është krijimi i një oferte serioze qeverisëse”, ka thënë Kasapolli.

Ai ka theksuar se me LDK-në Kosova do të jetë pjesë e tavolinës së bisedimeve ndërkombëtare, ndërsa me Albin Kurtin, sipas tij, vetëm pjesë e “menysë”.

“Unë e kam një shprehje: a do të jetë Kosova në tavolinën e bisedimeve apo në meny. Me Kurtin, Kosova do të jetë në meny, ndërsa me ne do të jetë pjesë e tavolinës. Mos të harrojmë se gjatë 4–5 viteve të fundit ministrja e Punëve të Jashtme dhe kryeministri nuk janë pritur në asnjë takim bilateral, duke u bërë persona të padëshirueshëm. Kjo ndikon edhe në mbylljen e tregut, sepse politika dhe diplomacia nuk janë të shkëputura nga ekonomia. Si mund t’i thuash një investitori të huaj të vijë të investojë në Kosovë, kur gjatë gjithë kohës flitet për rreziqe dhe luftë? Prandaj mendojmë se kjo nuk është mënyra e duhur dhe duhet të ndalet më 28 dhjetor”, ka shtuar ai.

Kasapolli ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se po të ishte gjallë ish-presidenti Ibrahim Rugova, nuk do të refuzonte bashkëpunimin me të.

Sipas Kasapollit, po të ishte gjallë Rugova, Kurti as nuk do të kishte rastin të fliste me të dhe do të mbetej një lëvizje minorene dhe e parëndësishme në Kosovë.

“Po të ishte gjallë Ibrahim Rugova, Albin Kurti do të ishte një lëvizje minorene dhe e parëndësishme në Kosovë. Ai as nuk do të kishte rastin të fliste me Rugovën. Rugova dhe Kurti janë dy antipode në botëkuptime: njëri reformator që e solli Kosovën deri te pavarësia, tjetri me një botëkuptim të vjetër ideologjik”, ka deklaruar Kasapolli./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të vapës

​Sot ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

PDK-ja sërish para Qeverisë, kërkon Kurtin në Kuvend

PDK-ja sërish para Qeverisë, kërkon Kurtin në Kuvend

Diell, vapë dhe vranësira, ja si do të jetë moti këtë të mërkurë

Diell, vapë dhe vranësira, ja si do të jetë moti këtë të mërkurë

Musliu-Shoshi: Veriu s’u çlirua me Kurtin, Kosova i ka kufijtë e qartë

Shoshi: Përgjegjësia për formimin e institucioneve mbi Kurtin- PDK s’do zgjedhje, por nuk mund t’i ndalë

Shoshi: Përgjegjësia për formimin e institucioneve mbi Kurtin- PDK s’do zgjedhje, por nuk mund t’i ndalë

Jashari: Për keqardhje që çështja e spiunazhit për vite u la mbrapa, mirë që është vënë prioritet

Jashari: Për keqardhje që çështja e spiunazhit për vite u la mbrapa, mirë që është vënë prioritet

12 mijë euro gjobë për AAK-në nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën