TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kamberi: Serbia mohon gjithçka shqiptare, e bashkësia ndërkombëtare hesht

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shaip Kamberi: Serbia duhet të përdorë modelin hungarez ndaj shqiptarëve të Luginës

Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se paranoja nga gjithçka që është shqiptare në Serbi po merr hov.

Ai u shpreh se një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030.

Kamberi përmendi edhe gjykatën serbe në Vranjë, e cila siç u shpreh ai, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave shqiptarë.

“Një familje shqiptare (Bajrami) nga Maqedonia është keqtrajtuar dhe dënuar duke u shpallur “non grata” deri në vitin 2030, nga një gjykatë serbe në Beograd, për të vetmin shkak se djali i tyre i mitur kishte të veshur bluze me shqiponjë dykrenare. Familja ishte duke udhëtuar tranzit nëpër Serbi me destinacion Evropën perëndimore.Një gjykat tjetër serbe në Vranjë, ka ndaluar shfaqjen e dy filmave të autorit shqiptar nga Presheva, Gani Veseli, me arsyetimin që e e ka dhënë Qendra filmike e Serbisë në Beograd, se njëri film, po “nxitë ndjenjat e urrejtjes ndëretnike, në një mjedis shumënacional. Filmi tjetër nuk mund të shfaqet deri sa nga materiali nuk largohen simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, qeveria e së cilës ishte edhe financuese e projektit të ekranizimit të tregimeve popullore nga Presheva. Në pak ditë dy akte gjyqësore të cilat legjitimojnë ksenofobinë antishqiptare e cila është instaluar në të gjitha instanstancat e shtetit të Serbisë”, shkroi ai.

Kamberi tha se urrejtje e hapur dhe institucionale ndaj të tjerëve, është përditshmëri që siç u shpreh ai, po kultivohet nga institucionet shtetërore në Serbi.

“Të njëjtat institucione që po nxisin dhe ushqejnë ksenofobinë me program shtetërore, për vite me radhë, po ndërtojnë kulturën e mohimit të krimeve të luftës e glorifikimit të kriminelëve të luftës, me polici po ruajnë muralet e kriminelëve të dënuar nga Tribunali ndërkombëtar për krime lufte dhe përmes projektit të “Botës serbe” po vazhdojnë me politikën e aspiratave territoriale ndaj Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës”.

“Gjithë kjo po ndodhë edhe përkundër faktit se së paku formalisht ky shtet është në proces të integrimit në BE. Paradaoksale. Derisa BE është definuar si komunitet në të cilin dallimet konsiderohen pasuri, shteti aspirant për këtë komunitet, ato i sheh si kërcenim, ndalon diversitetin dhe shqipton dënime përmes gjyqësorit të kontrolluar”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se gjithë këto po ndodhin në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tij po hesht.

“Mohimi i gjithçkaje që është shqiptare. Mohimi i simboleve, gjuhës e identitetit është politika që po e proklamon Sebia në raport me shqiptarët. Dhe gjithë këto akte dhune, ksenofobije, urrejtje, shovenizmi e neonacizmi po zhvillohen në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare. Edhe pas gjithë këtyre aktve Bashkësia ndërkombëtare hesht. Me heshtje ajo po flijon demokracinë dhe vlerat e saj në dobi të stabilokracisë. Ajo po i jep mundësi dhe po i krijon hapësirë autokatit serb që të vazhdojë me politikën e tij destabilizuese në Ballkanin Perëndimorë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Mbreti i Holandës uron presidenten, shpreh bindjen për vazhdim të bashkëpunimit me Kosovën

Mbreti i Holandës uron presidenten, shpreh bindjen për vazhdim të bashkëpunimit me Kosovën

Hoti: Vetëm 4 nga 10 persona të moshës së punës janë të punësuar

Hoti: Vetëm 4 nga 10 persona të moshës së punës janë të punësuar

​Maliqi: Efikasiteti i Gjykatës Supreme arriti në 89.57% gjatë periudhës korrik–shtator 2026

​Maliqi: Efikasiteti i Gjykatës Supreme arriti në 89.57% gjatë periudhës korrik–shtator 2026

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Sunderlandi të paktën një muaj pa Xhakën

Xhudistët kërkojnë medalje në Zagreb, një emër i ri në ekip

Xhudistët kërkojnë medalje në Zagreb, një emër i ri në ekip

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, i sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj i vendosur të mbetet në futbollin italian

Mbreti i Holandës uron presidenten, shpreh bindjen për vazhdim të bashkëpunimit me Kosovën

Mbreti i Holandës uron presidenten, shpreh bindjen për vazhdim të bashkëpunimit me Kosovën

Hoti: Vetëm 4 nga 10 persona të moshës së punës janë të punësuar

Hoti: Vetëm 4 nga 10 persona të moshës së punës janë të punësuar

Maran vendos për revolucion te Kombëtarja, tri ndryshime të sigurta në formacionin e kuqezinjve

Maran “projekton” formacionin anti-Finlandë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën