TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kamberi bojkoton parlamentin serb: Serbia po injoron të drejtat e shqiptarëve të Luginës

by TËVË 1
9 muaj ago
2
A A
Kamberi bojkoton parlamentin serb: Serbia po injoron të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se nuk do të marrë më pjesë në punimet e këtij institucioni, duke e cilësuar këtë vendim si një reagim të domosdoshëm ndaj përjashtimit sistematik të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga agjenda parlamentare.

“Ka pesë vite që unë jam në detyrë si deputet, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në një institucion që do të duhej të ishte institucioni më i lartë në Serbi, ku do të duhej të merrej vendimet. Kam nisur disa iniciativa e kam bërë propozime ligjore, në të cilat kisha përmendur ligjin për të drejtat dhe lirive të pakicave, sikurse ligjin për kompetencat e territorin e gjykatave çka kanë të bëjnë me rikthimin e Gjykatës Themelore në Preshevë, krijimin e Prokurorisë së veçantë në Preshevë, krijimin e Gjykatës së Qarkut për Preshevë, Bujanoc dhe Prokurorisë Themelore dhe po ashtu Gjykatës për kundërvajtje. Sikurse një ligj të ri total, komplet, ligjin për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të pakicave që do të ishte konform standardit të Bashkimit Evropian”, tha Kamberi.

Megjithatë, ai theksoi se për më shumë se një vit këto ligje janë mbajtur peng në procedurë pa asnjë mundësi për t’u shqyrtuar apo debatuar në Kuvendin e Serbisë.

“Më tepër se një vit ata po e mbajnë peng. Ligjet janë në procedurë parlamentare, por nuk e kanë dhënë mundësinë as të jenë pjesë e debatit parlamentar. Kjo e shumë të tjera, si dhe kriza aktuale politike janë ndërlidhur që të kemi një vendim të tillë që bashkërisht me partnerët e mi të SDA-së e Sanxhakut  nuk e shohim të arsyeshëm të marrim pjesë në punimet e Parlamentit. Edhe pse do të vazhdojmë me kërkesa, propozime të reja, do t’i adresohemi me shkrim ministrive, qeverisë, sikurse edhe presidentit Vuçiq”, deklaroi ai.

Sipas Kamberit, kjo lëvizje është edhe një mesazh drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm ndaj Beogradit për zbatimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës.

Pavarësisht bojkotit, Kamberi njoftoi se do të vazhdojë t’i adresojë kërkesat dhe propozimet e tij përmes formave zyrtare – përfshirë qeverinë, ministritë dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Tags: Parlamenti i SerbisëShaip KamberiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, katër të arrestuar

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Vidhet një statujë bronzi nga një varr në Pejë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri përfundon në mbajtje

Zhduket një grua në Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj, policia në kërkim

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, katër të arrestuar

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Vidhet një statujë bronzi nga një varr në Pejë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri përfundon në mbajtje

Zhduket një grua në Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj, policia në kërkim

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën