TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadrijaj: 59 anëtarët e familjes Jashari u flijuan për lirinë e Kosovës

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Kadrijaj: 59 anëtarët e familjes Jashari u flijuan për lirinë e Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e Epopeja e UÇK-së, kujtoi sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo theksoi se kjo ngjarje përfaqëson një nga kapitujt më të lavdishëm dhe njëkohësisht më të dhimbshëm të historisë kombëtare, duke vënë në pah qëndresën e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Kadrijaj tha se historia njeh familje që shkruajnë histori, por edhe familje që bëhen vetë histori, duke theksuar se familja Jashari është një shembull i tillë.

Sipas saj, në mars të vitit 1998 në Prekaz u zhvillua një përballje mes frikës dhe lirisë, mes nënshtrimit dhe dinjitetit. Ajo rikujtoi se për tri ditë radhazi, më 5, 6 dhe 7 mars, familja Jashari qëndroi e palëkundur përballë një force të madhe ushtarake.

Deputetja theksoi se anëtarët e kësaj familjeje e dinin rrezikun dhe çmimin e lartë që mund të paguanin, por besonin se liria kërkon sakrifica të mëdha.

Ajo shtoi se 59 anëtarë të familjes Jashari, burra, gra dhe fëmijë, u flijuan gjatë asaj beteje, duke mos u tërhequr dhe duke mos u përkulur. Sipas saj, në kullën e Prekaz u mbrojt nderi i një kombi dhe e drejta për të jetuar të lirë në tokën e vet.

“Sot përkujtojmë me respekt dhe me përulësi një prej kapitujve më të lavdishëm dhe më të dhimbshëm të historisë sonë kombëtare, sakrificën e familjes Jashari. Ka familje që bëjnë histori, por ka familje që bëhen vetë histori, e tillë është familja e komandantit legjendar Adem Jashari. Në marsin e vitit 1998 në Prekaz u zhvillua një betejë mes frikës dhe lirisë, mes nënshtrimit dhe dinjitetit. Për tri ditë me radhë, më 5, 6 dhe 7 mars, familja Jashari qëndroi e pathyeshme përballë një makinerie të tërë ushtarake. Ata e dinin se çmimi ishte i lartë, e dinin se rreziku ishte i madh, por mbi të gjitha e dinin se liria kërkon këto sakrifica. 59 anëtarë të kësaj familjeje u flijuan, burra, gra e fëmijë. Ata nuk u tërhoqën, nuk u përkulën. Nën atë kullë të Prekazit u mbrojt nderi i një kombi dhe e drejta për të jetuar të lirë në tokën tonë”, tha Kadrijaj./teve1.info/

Tags: Epopeja e UÇK-seKuvendi i KosovesSeanca solemneTeve1Time Kadrijaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës

Haxhiu sqaron pse nuk u thirr seancë e jashtëzakonshme pas vendimit të Hagës

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë, katër të arrestuar e një i arratisur

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave për një javë trajtoi 58 raste të dhunës në familje

Tahiri: Nënkryetari i Kuvendit nga PDK do të zgjidhet të hënën

Tetë ndeshje sot në Ligën e Kombeve, vëmendja te Italia – Belgjika dhe Turqia – Franca

Tetë ndeshje sot në Ligën e Kombeve, vëmendja te Italia – Belgjika dhe Turqia – Franca

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Na kanë mbetur edhe 10 ditë për vendimin për presidentin

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Na kanë mbetur edhe 10 ditë për vendimin për presidentin

Tahiri: Kryesia e Kuvendit u pajtua për deklaratë të përbashkët kundër Speciales

Tahiri: Kryesia e Kuvendit u pajtua për deklaratë të përbashkët kundër Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën