TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Juventusi nuk shitet, “Tether” ofroi 1 miliardë euro

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Juventus reagon pas dënimit me -15 pikë: Ndihemi të pabarartë para klubeve të tjera

Juventusi nuk është në shitje! Ky ishte mesazhi i qartë që John Elkan ka dhënë sot pasi u bë publike një ofertë që kishte marrë kompania “Exor” për të shitur aksionet e klubit.

Fondi “Tether”, i cili është aksioner minorance në klub, kishte bërë një propozim për të blerë për rreth 1 miliard euro pjesën e aksioneve të “Exor”, që i përket familjes Agnelli dhe që është kuota kontrolluese e aksioneve të bardhezinjve. Por qëndrimi i familjes ka qenë i prerë dhe këtë e konfirmoi publikisht vetë John Elkan, shefi ekzekutiv i saj, i cili u shfaq në një video mesazh teksa mbante veshur një fanellë të klubit.

“Juventusi ka qenë pjesë e familjes sime për 102 vjet. Është pjesë në kuptimin më të vërtetë të fjalës, sepse gjatë një shekulli, katër breza e kanë zgjeruar atë, e kanë bërë të fortë, janë kujdesur për të në kohë të vështira, e kanë festuar në kohë të lumtura. Por jo vetëm kaq: Juve është pjesë e një familjeje shumë më të madhe, familjes bardhezi, e përbërë nga miliona tifozë që e duan Juven si të dashurit e tyre. Pikërisht për shkak të këtij pasioni, kësaj historie dashurie që na ka bashkuar për më shumë se një shekull, si familje ne vazhdojmë të mbështesim ekipin dhe të shikojmë drejt së ardhmes, për të ndërtuar një Juve fituese. Juventusi, historia jonë, vlerat tona, nuk janë në shitje”, tha ai.

Më përpara, “Exor” nëpërmjet një zëdhënësi, kishte konfirmuar se oferta e “Tether” ishte refuzuar menjëherë “unanimisht” nga bordi drejtues, teksa bëri të qartë gjithashtu se kompania “nuk ka ndërmend të shesë asnjë nga aksionet e saj të Juventusit ndaj palëve të treta, duke përfshirë, por pa u kufizuar te “Tether” me seli në El Salvador”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën