TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Joseph i reagon Vuçiqit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Joseph i reagon Vuçiqit

Vuçiq tha se Profesori amerikan paguhet nga lobi shqiptar, pa ofruar ndonjë dëshmi për këto akuza.

Këto deklarata të Presidentit serb, nxiten reagime të mëdha në opinionin publik.

I menjëhershëm ishte reagimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku përmes rrjetit social Twitter, deklaruan se nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktikat e njollosjes kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph.

E lidhur me këtë ngjarje, profesori amerikan ka folur për Tëvë1.

Ai thotë se reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është shumë i rëndësishëm për të gjithë zërat e pavarur, e veçanërisht për ata në Serbi të cilët ndihen të intimituar nga Presidenti serb.

“E përshëndes reagimin e fuqishëm të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj këtyre akuzave të rreme që u bënë ndaj meje nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Edhe më inkurajuese është se në atë reagim mbrohen të gjithë zërat e pavarur, nuk ka të bëjë kjo çështje vetëm me mua. E kuptoj që këto veprime bëhen nga liderë të cilëve nuk iu pëlqen kritika. Shpresoj që ky reagim nga Departamenti Amerikan i Shtetit do t’i inkurajoj edhe zërat e pavarur në Serbi, të cilët ndjehen të intimituar”, ka thënë Joseph.

Tutje, Edward Joseph, tregoi edhe për disa akuza të tjera që i bëri Aleksandar Vuçiq në drejtim të tij.

Ky i fundit akuzoi profesorin amerikan, se nuk i deklaron të hyrat.

“Nuk është hera e parë që Aleksandar Vuçiq më sulmon mua, jam kritikuar edhe më herët të jem i sinqertë me ju. Por në këtë rast ishte më ndryshe, ju mund ta shihni intervistën dhe mënyrën se si ai i thotë këto akuza duke ma përmendur emrin.  Ai bëri edhe një akuzë tjetër të rëndë duke thënë se unë nuk i raportoj të hyrat e mia. Kjo është shkelje e ligjit amerikan. Ne e dimë qëgazetarët, aktivistët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile nuk ndihen të lirë në Serbi, disa prej tyre madje edhe janë sulmuar fizikisht. Prandaj, ky reagim është i mirëseardhur”, ka thënë Joseph.

Në postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ligjëruesi Joseph ishte së bashku me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani: Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, jo asaj që përçan e nxit urrejtje

Hamza: Numri 125 i PDK-së – simbol i urtësisë, punës dhe dinjitetit

Hamza: Numri 125 i PDK-së – simbol i urtësisë, punës dhe dinjitetit

Abdixhiku: Numri 113 është numri i bashkimit dhe ringritjes së LDK-së

Abdixhiku: Numri 113 është numri i bashkimit dhe ringritjes së LDK-së

KQZ përcakton numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qershorit

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën