Drejtori ekzekutiv i Nvidias, Jensen Huang, ka dhënë dorëheqjen mes raportimeve të New York Times për një marrëdhënie të dytë jashtëmartesore, këtë herë me një drejtues të kompanisë që raportohet se i përgjigjet drejtpërdrejt atij.
Pas një takimi të bordit drejtues, kompania njoftoi se drejtoresha financiare, Colette Kress, do të marrë përkohësisht drejtimin e Nvidias.
Huang kishte pranuar më herët se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore, duke kërkuar falje publike për tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij, pa zbuluar identitetin e personit tjetër. Sipas raportimeve, lidhja e parë dyshohet se kishte qenë me një person të dyshuar si spiun kinez.
Ndërkohë, bordi drejtues i Nvidias ka nisur një hetim të pavarur për të shqyrtuar këto pretendime.










