TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli vazhdon operacionet nga ajri dhe toka në Gazë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli vazhdon operacionet nga ajri dhe toka në Gazë

Forcat izraelite kanë vazhduar sulmet e intensifikuara ajrore dhe një operacion tokësor me tanke në Gazë.

Ushtria izraelite thotë se nuk e ka nisur ofensivën tokësore, por se operacioni brenda Gazës po bëhet me qëllim të parapërgatitjes për sulmin tokësor. Ndërkohë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me shumicë votash një rezolutë të propozuar nga vendet arabe që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme. Por Izraeli dhe SHBA votuan kundër pasi thonë se nga një armëpushim në këto momente do të përfitonte vetëm Hamasi.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit publikuan një video që tregonte se forcat e saj tokësore po vepronin brenda Gazës.

Pamjet treguan disa tanke të rreshtuara përgjatë një fushe, krahas imazheve bardhë e zi të tankeve që manovronin mes shpërthimeve sporadike.

Videot u publikuan mëngjesin e së shtunës pasi Izraeli ndërpreu komunikimet në Rripin e Gazës përmes bombardimeve dhe zjarrit të artilerisë.

Shpërthimet nga sulmet e vazhdueshme ajrore gjatë natës mbi qytetin e Gazës vazhduan për orë të tëra. Ushtria izraelite thotë se po zgjeron operacionet tokësore në enklavën e kontrolluar nga grupi militant palestinez, Hamas.

“Forcat janë ende në terren dhe po vazhdojnë luftën. Gjatë aktivitetit të kryer gjatë natës nuk ka pasur viktima mes forcave tona. Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje të mëdha për të mbrojtur trupat me sulme të fuqishme ajrore”, thotë zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Izraeli ka vazhduar operacionet ushtarake në Gazë pavarësisht një rezolute të propozuar nga vendet arabe që u miratua me shumicë votash nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Rezoluta që nuk ka fuqi detyruese u miratua me 120 vota pro, 45 abstenime dhe 14 vota kundër u miratua rezoluta e cila nuk është e detyrueshme. SHBA, Izraeli dhe disa vende evropiane votuan kundër pasi thonë nga një armëpushim në këto momente do të përfitonte vetëm Hamasi, organizata militante islamike që Izraeli është zotuar t’ia shkatërrojë fuqinë luftarake.

Militantët e Hamasit, e cila nga SHBA-të vlerësohet si organizatë terroriste, kreu një sulm të pashembullt më 7 tetor duke thyer barrierat kufitare me Izraelin dhe duke vrarë 1400 civilë izraelitë, përfshirë të sapolindur dhe të moshuar. /voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

Shkupi dhe Sarajeva, ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur në botë

Forcat izraelite kryejnë bastisje të re në zonën e Kuneitrës në jug të Sirisë

Forcat izraelite kryejnë bastisje të re në zonën e Kuneitrës në jug të Sirisë

13 të vdekur dhe mbi 12 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Iran

13 të vdekur dhe mbi 12 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Iran

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën