TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli sulmon Bejrutin, vret komandantin më të lartë të Hezbollahut

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Izraeli sulmon Bejrutin, vret komandantin më të lartë të Hezbollahut

Foto: AP

Izraeli vrau të dielën zyrtarin më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Ali Tabtabai, në një sulm ajror në periferin jugore të Bejrutit.

Kjo është goditja e parë në këtë zonë pas muajsh, pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA një vit më parë.

Ushtria izraelite e identifikoi Tabtabain si shefin e përkohshëm të shtabit të Hezbollahut. Grupi libanez konfirmoi vdekjen e tij, duke e përshkruar si “komandantin e madh xhihadist” që “punoi për t’u përballur me armikun izraelit deri në momentin e fundit të jetës së tij të bekuar”.

Zyrtari i Hezbollahut, Mahmoud Qmati, deklaroi nga vendi i sulmit në Haret Hreik se Izraeli kishte kaluar një “vijë të kuqe”, duke shtuar se udhëheqja e grupit do të vendosë nëse dhe si do të përgjigjet.

Ministria e shëndetësisë së Libanit njoftoi se gjatë sulmit mbeten pesë të vdekur dhe 28 të plagosur. Sulmi goditi një ndërtesë shumëkatëshe, duke hedhur mbeturina mbi rrugën kryesore dhe duke shkaktuar panik tek banorët, sipas Reuters.

Tabtabai ishte sanksionuar nga SHBA në vitin 2016, dhe për informacion mbi të ishte ofruar një shpërblim prej deri në 5 milionë dollarësh.

Presidenti libanez Joseph Aoun kërkoi ndërhyrje ndërkombëtare për të ndalur sulmet izraelite.

Armëpushimi i nëntorit 2024 synonte t’i jepte fund një viti luftime mes Izraelit dhe Hezbollahut, por Izraeli ka vazhduar sulmet pothuajse çdo ditë.

I pyetur nëse Izraeli e kishte njoftuar SHBA-në përpara se të kryente sulmin, zëdhënësi i qeverisë izraelite, Shosh Bedrosian, tha se Izraeli merr vendime në mënyrë të pavarur.

Hezbollahu nuk ka qëlluar ndaj Izraelit që prej fillimit të armëpushimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën