TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Istrefi për liberalizimin e vizave: Nuk mund t’i atribuohet fitorja vetëm Qeverisë Kurti

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Istrefi për liberalizimin e vizave: Nuk mund t’i atribuohet fitorja vetëm Qeverisë Kurti

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, që prej datës 1 janar 2024.

E pasi Qeveria e Kosovës morri meritat për liberalizimin e vizave, duke thënë se “falë punës së Qeverisë u zhbllokua procesi”, Drejtori ekzekutiv nga Forumi Ballkanit, Astrit Istrefi, thotë se në arritjen e këtij vendimi, nuk mund t’i atribuohet fitorja vetëm Qeverisë Kurti.

Derisa, vlerësoi se nga ky miratim për liberalizim të vizave, shtetësia e Kosovës do të forcohet ende më shumë.

“Është një proces që ka zgjatur 12 vite, shumë institucione dhe qeveritë e kaluara kanë kontribuuar në arritjen e këtij vendimi pozitiv për qytetarët e Kosovës. Mirëpo, nëse i atribuohet Qeverisë Kurti si fituese e këtij kushti të fundit për liberalizim të vizave, le të jetë ashtu. Por, nuk besoj që i kontribuon, qoftë debatit, qoftë lëvizjes së lirë, apo asnjë përfitimi politik, një përvetësimi të tillë se kush ka pasur më shumë në këtë proces. Liberalizimi i vizave për ne sot nuk është një lajm. Nuk është më entuziazmi në datat që i thonin më herët. Është një përmirësim që Bashkimi Evropian ka bërë gabim me vite të tëra sa i përket Kosovës. Është një zhvillim shumë i rëndësishëm, pasi nga sot e tutje, do të forcohet shtetësia e Kosovës”, deklaroi Istrefi në emisionin “Ditari”.

Më tej, Istrefi tregoi disa nga pengesat që kanë bllokuar vazhdimësinë e këtij procesi, përcjell teve1.info.

“Në një moment ka qenë marrëveshja mes Kosovës dhe Malit të ZI, sa i përket demarkacionit, pastaj ka qenë edhe progresi në dialog Kosovë-Serbi. Prandaj, ka pasur shumë gjëra, disa prej tyre teknike, disa me të drejtë, disa nga to janë kryesisht politike”, theksoi Istrefi në Tëvë1.

Ndër të tjerash, Istrefi pretendoi se tani një herë e mirë, do të fillojë të ndryshojë narracioni që është krijuar për Kosovën nga shtetet jo mike.

“Por gjërat që janë më thelbësore, njëra për qytetarët e Kosovës dhe e dyta për qytetarët e Bashkimit Evropian. Një herë e përgjithmonë do të fillojë të ndryshojë narracioni që është krijuar për Kosovës nga shtetet jo mike, përmes propagandës. Besoj fuqishëm që narracioni i të kuptuarit për Kosovën, do të fillojë të ndryshojë gradualisht”.

E madje, Istrefi tha se nga ky vendim pozitiv, do të ketë përfitime të shumta ashtu si për qytetarët e Kosovës, njësoj edhe për Bashkimin Evropian.

“Unë besoj që do të bëhet më lehtë në shkëmbimin kulturor, sportiv, akademik, si dhe gjetja e mundësive të bashkëpunimit përmes bizneseve të ndryshme”, theksoi Istrefi.

Prandaj, Istrefi deklaroi se nga një lëvizje e tillë, do të krijohet treg edhe për Bashkimin Evropian në Kosovë./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

Abdixhiku do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të LDK-së

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën