TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Istogu me vështirësi fiton sfidën e parë me Çairin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Istogu me vështirësi fiton sfidën e parë me Çairin

I zjarrtë dhe shumë interesant ka qenë dueli i parë i skuadrave shqiptare në rrethin e dytë kualifikues të Kupës Evropiane në hendboll.

Të shtunën në palestrën e sporteve në Istog, klubi i hendbollit (femrat) e fitoi ndeshjen e parë ndaj skuadrës nga Shkupi, Çairit, me vetëm një gol dallim. Dhe ndeshja u vendos krejt në fund.

Dueli mes Istogut e Çairit u mbyll me rezultatin 34:33.

Pjesa e parë nisi me gola nga të dyja skuadrat. Asnjëra nuk arriti të shkëputej në më shumë se një gol epërsi. Por, pas 23 minutave lojë, Istogu u shkëput në tri gola epërsi, 14:11. Megjithatë, mysafiret nuk u dorëzuan dhe u kthyen në lojë, por të udhëhequrat e Faruk Shalës, megjithatë, shkuan në pushim 17:14.

Edhe në pjesën e dytë loja ishte e barabartë, ndonëse istogaset ishin për një nuancë më të mira. Krijuan epërsi prej gjashtë golave, që ishte më e thella në ndeshje, 27:21, pas 47 minutave lojë.

Kur u duk se gjithçka do të përfundonte lehtësisht, mysafiret e udhëhequra nga Basri Latifi, u kthyen në lojë sërish. Madje krejt në minutën e fundit e patën mundësinë t’i barazonin shifrat, por dështuan në përfundimin e aksionit.

Braziliania Tainara Luna Concalves fitoi topin në mbrojtje duke ndalur kundërsulmin e shpejtë. Ishte edhe ndërhyrja vendimtare në fitore. Rezultati në fund ishte 34:33 në të mirë të Istogut.

Arlinda Dinarica ishte më e dalluara te skuadra e Istogut me tetë gola të shënuar, ndërsa braziliania Luna ndihmoi me shtatë gola të tjerë.

Te Çairi shkëlqeu Teodora Gulicoska me plot 10 gola, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën në ndeshjen e parë.

Një numër i madh i tifozëve ishte mbledhur për ta parë ndeshjen e parë kualifikuese të Kupës Evropiane të rrethit të dytë.

Dueli tjetër do të zhvillohet të dielën dhe vendos për skuadrën që do të kualifikohet tutje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Kulla: Mendoj që gjykimi në Apel për ish-krerët e UÇK-së mund të nisë pas dy vitesh

Kulla: Mendoj që gjykimi në Apel për ish-krerët e UÇK-së mund të nisë pas dy vitesh

Shpërndahen protestuesit në shesh, përfundon protesta

Shpërndahen protestuesit në shesh, përfundon protesta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën