TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Isha duke vrapuar kur pashë dorën e këputur” – Masakra në tregun e Mitrovicës

Në Mitrovicë sot u përkujtua masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

by Jona Kelmendi
5 muaj ago
3 0
A A

13 marsi i vitit 1999 i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Në tregun e Mitrovicës një granatë shpërtheu mes qytetarëve që ndodheshin aty, duke lënë të vrarë e të plagosur dhjetëra persona.

Në mesin e atyre që shpëtoi ishte Azem Beqiri, asokohe 17-vjeçar.

Vetëm një apo dy metra larg tezgës së tij, shpërtheu predha që e plagosi rëndë në dorë.

“Unë jam i mbijetuar i kësaj masakre këtu në tregun e Mitrovicës unë isha si 17 vjeçar duke punuar në tezgën time, afër tezgës time rreth 1 metër 2, më ka kërsit eksplozivi ku kom mbet i plagosur këtu në dorë, 4 vende në dorë e 7 vende krejt. Kam qenë unë, ka qenë edhe vëllau im i plagosur, por fatmirësisht ai më lehtë, gjithashtu ka qenë edhe djali axhit edhe shumë të tjerë kanë qenë të ri që kanë punu këtu, por për fat të mirë kanë pshtu”.

Beqiri thotë se vetëm kur nisi të vraponte e kuptoi se dora i ishte plagosur rëndë në disa vende.

“Unë si 17 vjeçar kur e kam marrë plagën, sikur me thikë ka qenë, por se kam parë, duke vrapuar e kam vërejt që e kam dorën e këputur…Është një plagë e hapur përderisa drejtësia nuk vendoset në vend, normal që gjithmonë do të jetë kështu, derisa të gjenden autorët kush e ka bo”, thotë invalidi Azem Beqiri.

Por Azem Beqiri nuk ishte i vetmi që mbeti i plagosur atë ditë në tregun e Mitrovicës.

Nga granata e hedhur, kishin pësuar edhe tre anëtarë të familjes Azemi.

“Ajo ditë ka qenë ditë e tmerrshme, kemi qenë duke punuar këtu, në ora 14:15 u ra granata, as 3 metra larg e kom humb këmbën, vëllai i ka humb dy këmbët edhe baba është plagos. Tre veta të familjes jemi plagosë. Kjo ngjarje nuk harrohet kam qenë 24 vjeçar kur jam plagos”.

Atë ditë e ka të freskët edhe Tafil Trana, i cili tregon se aty kishte humbur vajzën e xhaxhait.

“6 anëtarë të familjes i kom pas të plagosur, çika e axhës ka qenë e vdekur në vend, babai i plagosur, nëna e plagosur edhe vëllai i plagosur edhe dy çika të axhës, njëra si ka 4 gishta të dorës edhe këmbët i ka të shkurtuara. Unë kam qenë në shtëpi kur është hedh granata këtu te tregu, pastaj nga ora 5-6 kemi marrë informata që ka pas shumë të plagosur”, tregoi Trana.

Në përkujtim të viktimave, çdo vit në vendin e ngjarjes mblidhen familjarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë.

Këtë ditë e ka përkujtuar edhe e para e shtetit Vjosa Osmani, e cila ka thënë se kjo masakër është dëshmi e krimeve mizore nga regjimi gjenocidal serb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Maloku: Osmani ka humbur hapin politik dhe nuk është më faktor në formimin e institucioneve

“InfoNata” 13.08.2026

“InfoNata” 13.08.2026

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën