TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-ministrat të shqetësuar me ikjen e mjekëve nga Kosova: Shëndetësia drejt kolapsit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Ata thonë se ndër arsyet pse profesionistët shëndetësor po e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit janë pasiguria e mirëqenies ekonomike dhe pagat e ulëta në Kosovë.

Kjo ka bërë që shumë mjekë të orientohen drejt vendeve perëndimore për një vend pune më të mirë.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani tha se largimi i mjekëve nga Kosova është ndër problemet më të mëdha që po ballafaqohet shëndetësia.

Ai përmend një varg faktorësh që kanë ndikuar në këtë fenomen, duke e quajtur këtë si “tragjedi” në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Largimi i mjekëve nga Kosova dhe shkuarja në vende të tjera për të punuar dhe lënia e sistemit shëndetësor në vend paraqet një prej problemeve më të mëdha në të cilat është duke u ballafaquar shëndetësia dhe për fat të keq institucionet e vendit janë duke nënçmuar këtë problem dhe nuk janë duke i dhënë rëndësinë e duhur. Arsyeja pse po ndodh është se mjekët e rinj e kanë humbur perspektivë profesionale të tyre”, tha Agani

“Pasiguria e mirëqenies ekonomike, pagat tejet të ulëta të gjitha kanë bërë që profesionistët shëndetësor ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit që paraqet tragjedi në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për popullatën sepse mungesat që do të vërehen në vend pas disa vjetëve janë të jashtëzakonshme”, tha shtoi ai.

Edhe ish-ministri Armend Zemaj e sheh mjaft shqetësuese largimin e mjekëve nga Kosova, kjo për faktin se nuk ka mbështetje dhe përkrahje as nga Qeveria dhe ministria e Shëndetësisë.

“Nuk po shohim asnjë lëvizje. Të paktën një lëvizje nga kjo qeveri në ruajtjen e trurit ose në mbajtjen e profesionistëve shëndetësor në Kosovë. Dhe kjo është shqetësuese mungesa e ligjit të pagave, e përkrahjes financiare dhe e atyre të cilët meritojnë përkrahje. Dhe kjo është gjendja që është duke u zhvilluar sidomos shqetësimi është për ikjen e mjekëve në vazhdimësi ose largimi nga institucionet publike drejt institucioneve private shëndetësore”, tha Zemaj.

Ai në një intervistë ka shtuar se Qeveria konkretisht Ministria e Shëndetësisë është në gjumë të thellë dhe pasive.Sipas Zemajt, gjendja ne spitale është mjaft shqetësuese sepse ka mungesë nga lista e barnave esenciale.

Tutje, ai tha se listat e pritjes tashmë kanë kaluar çdo limit duke e quar shëndetësinë drejt kolapsit. “Kapacitet e mjaftueshme i ka të trashëguara nga puna e mirë që është bërë gjatë pandemisë. Por tash duhet përgjegjësi, duhet aftësi për t’iu dalë zot problemeve që kanë qytetarët sidomos në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Por këtë nuk po e shohim as nga qeveria më së paku nga ministri dhe Ministria e Shëndetësisë”.“… gjendja është ajo që paraqitet shumë reale ankesat e përditshme, mungesat e përditshme qoftë nga lista e barnave esenciale, që është listë e stërzgjatur e ofrimeve shëndetësore.

Listat e pritjes tashmë kanë kaluar në ekstrem në pritje dhe problemet që shfaqen dhe që i keni parë qoftë në klinikën e onkologjisë dhe në klinika të tjera që tashmë kanë kaluar në nivel të kolapsit në shëndetësi”./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Fitorja e Përparim Ramës u jep hov punimeve në “Xhorxh Bush”

Fitorja e Përparim Ramës u jep hov punimeve në “Xhorxh Bush”

Kompania CETIS që i shtyp fletëvotimet thotë se bëhet fjalë për gabim teknik në Mitrovicë e Gjakovë

LVV e PDK me shifra të ndryshme për votat nga fletëvotimet me numër serik të çrregullt

Tre shoferë në Ferizaj ndëshkohen për tejkalim shpejtësie

Tre shoferë në Ferizaj ndëshkohen për tejkalim shpejtësie

“Ditari” 12.11.2025

“Ditari” 12.11.2025

“Këndi i Debatit” 12.11.2025

“Këndi i Debatit” 12.11.2025

Bashkimi mposht Reggianan në Prizren

Bashkimi mposht Reggianan në Prizren

Formacioni i Sylvinhos në Andorrë, Hoxha startues

Formacioni i Sylvinhos në Andorrë, Hoxha startues

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Trepça pëson nga Braunschweigu edhe në Gjermani

Trepça pëson nga Braunschweigu edhe në Gjermani

Fitorja e Përparim Ramës u jep hov punimeve në “Xhorxh Bush”

Fitorja e Përparim Ramës u jep hov punimeve në “Xhorxh Bush”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën