TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-deputeti serb: Vuçiq ka probleme serioze me Amerikën, Kosova përfiton

Ish-deputeti serb, Dragan Sormaz, ka deklaruar sot për Tëvë1 se Serbia ka dhe do të ketë probleme serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas mosftesës për Bordin e Paqes. Kosova, ai thotë se bëri veprim të mençur që nënshkroi marrëveshjen.

by Venhar Isufi
4 javë ago
4 0
A A

Me ftesë të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, udhëtoi për në Davos.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me të arritur në Forumin Ekonomik Botërorë, nënshkroi edhe marrëveshjen për tu bërë pjesë e Bordit të Paqës të cilën e themeloi vet presidenti amerikan.

Por, ftesë të tillë nuk mori presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ndonëse i njëjti po qëndron në Davos të Zvicrës.

E për këtë, ish-deputeti i partisë së Vuçiq në Kuvendin e Serbisë, Dragan Sormaz thotë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk bisedon fare me Aleksandër Vucicq, sipas tij, Vuciq nuk ka mbajtur asnjë premtim që i ka dhënë ShBA-së.

“Vuçiqi është mënjanuar nga administrata e Trumpit, siç kam thënë një vit më parë. Trumpi flet me të gjithë ata që kanë qenë pranë Maduros, por jo me Vuçiqin. E me Vuçiqin nuk flet për shumë arsye. Në fillim të fushatës ai (Vuçiq) ka bërë ndërlidhje që krejt familja e tij janë të korruptuar, e as nuk di si të bëjë politikë të jashtme. Të ju kujtoj, Vuçiqi nuk ka bërë gjë nga marrëveshja që ka nënshkruar pranë Trumpit atëherë, përfshirë mbylljen e dialogut me Kosovën, e që është njohja e Kosovës. Vuçiqi nuk e ka përmbushur këtë. Ka kërkuar që rrjeti elektrik në Serbi të hapet e jo të marrim krejt nga Rusia, që ambasada të zhvendoset në Jerusalem, e asnjërën nuk e ka bërë. Vuçiqi e ka humbur pozitën e tij, është në një situatë rënie edhe në Serbi, në botë asgjë nuk përfaqëson”, deklaroi Vuçiq.

Sormaz për Tëvë1 thotë se Vuciq do të ketë probleme të mëdha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E shihni edhe në Davos ai futet me etiketën e mysafirit nëpërsalla, edhe i shtyn gazetarët e tij ta fotografojnë, dhe vetëm atyre u jep intervista. Ndërkohë z. Kurti ishte te Shtëpia e Amerikës, e zonja Osmani ishte pjesë e paneleve. Vuçiçi u jep intervista vetëm mediave që ka marr me vete. Sipas informatave të mia, Vuçiqi do të ketë shumë probleme me SHBA-të. As nuk ka filluar dialogu strategjik, është e qartë që ka probleme, e këto janë probleme në lidhje me Kosovën dhe çështjen shqiptare”, deklaroi ai.

Sipas tij, Kosova ka vepruar mençur duke nënshkruar marrëveshjen për t’u bërë pjesë e bordit të paqes.

“Marrëdhëniet e Kosovës janë përmirësuar me BE-në e SHBA-të. SHBA-të janë superfuqia më e madhe, dhe është hap i mençur i Kosovës për të pranuar ftesën e tyre. Nuk kam ndonjë mendim për këtë ide të Trumpit, që besoj se do të zgjasë deri sa të jetë ai president”.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Shtëpinë e Bardhë për të marrë një përgjigje rreth nënshkrimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe ShBA-së për Bordin e Paqës, dhe mos ftesën për Aleksandër Vuciq për tu bërë pjesë e këtij bordi, por deri në publikim e kronikës, nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën