TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ish-deputetë dhe ish-drejtues policie të lidhur me grupet kriminale që do bënin vrasjet

nga tëvë1
20 Maj, 2024
0
A A
Ish-deputetë dhe ish-drejtues policie të lidhur me grupet kriminale që do bënin vrasjet

Në të njëjtën kohë kur për jetën e Durim Bamit ofroheshin 1 milionë euro, Durim Bami jo vetëm u shpëtonte atentateve duke qarkulluar me masa të larta sigurie, por edhe policisë.

Për këtë të fundit të burgosurit thoshin se nëse e vrisnin ata, policia do bënte festë. Por nga ana tjetër dosja hetimore e SPAK që bazohet në qindra komunikime përmes aplikacioneve, tregon se për Bamin nuk ishte rastësia mbreti i tij, por lidhjet e forta që kishte, një ndër to është ajo me oficerë të RENEA-s.

Njëri nga bashkëpunëtorët e të shumë kërkuarit të ish deputetit Arben Ndoka që donte ta vriste për të vënë në vend vrasjen e të vëllait Aleksandrit, sipas SPAK ishte një oficer i specialeve identifikuar si Altin Morina. Morina i thotë Bamit se se i kishte shkruar 100 herë, pasi e kishin njoftuar forcat speciale se do shkonin tek shoku i tij.

Dhe teksa përgjimet kishin nisur ndaj tij, Bami  sinjalizohet se nuk duhet te flasë dhe për këtë informacion duhet ti jepnin një kafe shefi të komisariatit numër dy që përshkruhet si njeriu më i besuar i drejtorit të përgjithshëm. Referuar verifikimeve të kryera, rezulton që në periudhën kohore kur janë kryer komunikimet drejtori i përgjithshëm i policisë është shtetasi Ardi Veliu thuhet në dosje.

Mes masave në mungesë janë edhe ai i ish-deputetit Arben Ndoka dhe nipit të tij, por edhe Xhelal Rraja dhe e treta masë për Ervis Martinajn.

Në dosje përmendet edhe emri i ish-drejtorit të Lezhës, Henerigert Mitri, i dyshuar se ishte përfshirë në grupet kriminale për të mbjellë drogë, kurse Klodian Shahini si shef i anti-trafiqeve dyshohet se ndihmoi në informacione gjatë planeve të nipit të Kastriot Reçit për të vrarë Preng Gjinin.

Gjatë dy ditëve të fundit gjykata ka vlerësuar masat, më të fundit ato ndaj Emiliano Shullazit i cili shfaqet nga burgu duke folur me Enchro gjatë planeve për të vrarë Durim Bamin. Masat e tjera ishin ato ndaj Besjan Xhixhes, Enver Divës, Gjegj Cukalit dhe Albert Zajës edhe ata duke planifikuar vrasjen e Preng Gjinti, Elvis Gacajt dhe Altin Geges.

Të gjithë ata janë në burgje dhe për dosje të tjera. SPAK njoftoi zyrtarisht se gjatë hetimeve ndaj 50 të dyshuarve, ka zbardhur dhjetëra ngjarje të tjera, si dhe ka bllokuar pothuajse 3 milionë euro./TopChannel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump heq të gjitha sanksionet ndaj Sirisë

Trump heq të gjitha sanksionet ndaj Sirisë

Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Çfarë përfshihet në marrëveshjen e arritur mes Arabisë Saudite dhe SHBA-s?

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X