TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

by TËVË 1
4 muaj ago
3
A A
​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

Ngushtica e Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi globale për industrinë energjetike, ka qëndruar e mbyllur që nga fillimi i sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit (28 shkurt). Tani, Teherani dërgon sinjal shtensionimi.

Bllokada e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik është hequr, sipas deklaratave zyrtare iraniane. Rruga detare është hapur për trafikun tregtar ndërkombëtar, për aq kohë sa respektohet armëpushimi, njoftoi të premten në platformën digjitale X ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Që nga e mërkura e kaluar, SHBA dhe Izraeli, nga njëra anë, dhe Irani, nga ana tjetër nuk kanë ndërmarrë sulme. Ky armëpushim u ndërmjetësua nga Pakistani për një periudhë dyjavore, për të dhënë kohë për negociatat për përfundimin e luftës midis Iranit dhe Izraelit dhe për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Të enjten në mbrëmje, hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit. Ai parashikohet të zgjasë dhjetë ditë, shkruan DW.

Tranziti në një itinerar specifik

Të gjitha anijet tregtare po kalojnë përmes një rruge të koordinuar, e cila tashmë është shpallur nga Organizata Iraniane e Porteve dhe Detit, sqaroi më tej Araghtchi. Qindra cisterna nafte dhe anije mallrash kanë mbetur të bllokuara në Gjirin Persik për javë me radhë.

Sipas një zyrtari të lartë ushtarak iranian, anijet luftarake nuk lejohen të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit.a

Trumpi konfirmon hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi në platformën e tij online Truth Social se rruga detare është sërish e hapur. Megjithatë, bllokada ushtarake amerikane e porteve iraniane do të mbetet në fuqi për momentin, tha ai. Kjo do të vazhdojë derisa negociatat me Iranin të kenë përfunduar 100%. Presidenti amerikan shtoi se procesi duhet të ecë shumë shpejt përpara, pasi shumica e pikave tashmë janë negociuar. Marina e SHBA-së, nga ana e saj, e kishte nisur bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit të hënën.

Më vonë, Trumpi shtoi se udhëheqësit iranianë kishin premtuar se ngushtica nuk do të mbyllej përsëri.

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm pas njoftimit se anijet tregtare do të lejohen të kalojnë lirshëm. Një fuçi (159 litra) naftë e papërpunuar Brent e Detit të Veriut për dorëzim në qershor tani kushton 91.11 dollarë amerikanë, më shumë se tetë përqind më pak se të enjten. Në një moment, çmimi ra nën shifrën 90 dollarë.

Tags: Cmimi i naftesNgushtica e HormuzitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person, dyshohet se mashtroi një familje me aviobileta

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest aktiv në Shtime

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pas përmbysjes së një varke në Nigeri

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

Në Zubin Potok gjenden mbetje kockore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Gërmimet në Zubin Potok drejt fundit- identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MASH-prindërve: Mos nxitoni me blerjen e teksteve mësimore

Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Sveçla për rastin Rashkoviq: Vuçiq pretendon tërheqjen e vëmendjes pas zbulimit të tri varrezave masive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën