TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Instagram do të fillojë mbylljen e llogarive të adoleshentëve!

by teve1
2 javë ago
0
A A
Instagram do të fillojë mbylljen e llogarive të adoleshentëve!

Meta ka nisur mbylljen e llogarive të adoleshentëve australianë 13-15 vjeç, përpara hyrjes në fuqi të ndalimit kombëtar të rrjeteve sociale për nën-16-vjeçarët.

Kompania njoftoi përdoruesit përmes mesazheve, email-it dhe njoftimeve në aplikacion, ndërsa ligji i ri hyn në fuqi më 10 dhjetor.

Ndërkohë, fëmijët nën 16 vjeç nuk do të mund të krijojnë llogari të reja në Instagram, Facebook dhe Threads.

Përdoruesve të prekur u është kërkuar të shkarkojnë postimet dhe mesazhet para mbylljes së llogarisë, ndërsa ata që pretendojnë se janë mbi 16 vjeç mund të verifikohen me video-selfie ose dokument identifikimi.

Autoritetet paralajmërojnë gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë për platformat që nuk marrin masa të arsyeshme.

Qeveria e quan këtë një hap për “t’u lejuar fëmijëve të jenë fëmijë”, ndërsa Meta kundërshton ligjin, por thotë se do të respektojë rregullat.

Ndërkohë, edhe platforma si Roblox po prezantojnë kufizime të reja për sigurinë e të miturve në Australi.

Sipas agjencisë rregullatore shtetërore eSafety, që nga 10 dhjetori, rregullimet do të përfshijnë edhe platformën e njohur të transmetimit Twitch.

eSafety thekson se Twitch është vlerësuar si një platformë me ndërveprime sociale të rëndësishme, sepse përdoruesit komunikojnë aktivisht përmes bisedave (“chat”) gjatë transmetimeve live.

Për këtë arsye, shërbimi nuk mori statusin e përjashtimit, si disa platforma që shërbejnë ekskluzivisht për lojëra.

Ndërkaq, Instagram po teston një funksion të ri që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që shfaqet në “feed”-in e tyre.

Opsioni i ri u mundëson përdoruesve të zgjedhin temat që i interesojnë dhe të heqin ato që duan t’i shohin më rrallë.

Sipas një postimi të drejtorit të Instagram-it, Adam Mosseri, synimi është t’u ofrohet përdoruesve “më shumë kontroll mbi përvojën e tyre personale” dhe të bëhet “feed”-i më i përshtatshëm.

Kjo risi vjen vetëm disa ditë pasi platforma prezantoi historikun e shikimeve të videove Reels (Watch History).

Algoritmi i Instagram-it në masë të madhe përcakton çfarë shohin përdoruesit, ndaj kjo ndryshim do të mundësojë rregullim më të saktë të përmbajtjes sipas interesave të tyre.

Kjo mund të çojë në “feed”-e më të personalizuara dhe të zvogëlojë shfaqjen e temave që nuk i interesojnë përdoruesve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Volkswagen mbyll fabrikën në Gjermani pas 88 vitesh

Volkswagen mbyll fabrikën në Gjermani pas 88 vitesh

Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po planifikon Apple?

Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po planifikon Apple?

Shkencëtarët prezantojnë robotin që mund të lëvizë brenda trupit të njeriut

Shkencëtarët prezantojnë robotin që mund të lëvizë brenda trupit të njeriut

Google sjell Gemini AI në Chrome për iPhone dhe iPhone

Google sjell Gemini AI në Chrome për iPhone dhe iPhone

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën