Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj, është bashkuar me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Hamza e ka cilësuar bashkimin e tyre si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar në shërbim të zhvillimit të Kosovës.
“Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar Hamza./teve1.info/







