TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Incidentet dhe problemet në ditën e zgjedhjeve

Procesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk kaloi pa incidente. Në dy raste qytetarët i shqyen fletëvotimet në qendrat ku votuan.

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
0 0
A A

Ndonëse ishin të pakta, edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u zhvilluan nën hijen e disa incidenteve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka iniciuar raste dhe hetime lidhur me disa vepra penale, përfshirë: “Falsifikim të rezultateve të votimit”, “Asgjësim të dokumenteve të votimit”, “Cenim të fshehtësisë së votimit”, “Pengim të procesit të votimit”, si dhe “Cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”, në disa komuna të Republikës së Kosovës.

Duke filluar nga rajoni i Prishtinës, konkretisht në Drenas, është raportuar se një person dyshohet të ketë kryer veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit”.

Po ashtu në rajonin e Gjilanit, Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale” Cenim i fshehtësisë së votimit”, dhe “Pengim i procesit të votimit”, pasi një dyshohet se e ka ekspozuar fletën e votimit para vendosjes së saj në kutinë e votimit.

E në Komunë e Ranillugut, është arrestuar një grua nën dyshimin se ka ushtruar ndikim te votuesit e subjekteve të tjera.

Ndërkohë, incidente janë shënuar edhe në në qytetin e Shtimes, ku një mashkull ka grisur fletëvotimin e tij dhe të një gruaje.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe në qytetin e Prizrenit, këtu një person grisi fletëvotimin.

“Ka qenë një incident ku një person i moshuar në shenjë revolte ka shqyer një votim. Policia e ka shoqëruar në stacion dhe në konsultim me prokurorin i ka marr masat e nevojshme”, tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Edhe në këto zgjedhje është identifikuar fotografimi i votës, ku një qytetar suherakas ka fotografuar votën e tij e më pas, po të njëjtën e ka publikuar në rrjetet e tij sociale.

Kurse, edhe në rrafshin e Dukagjinit në Pejë, është raportuar se në një nga qendrat votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së.

Por, dita e zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk mbaroi me kaq.

Edhe në këto zgjedhje pati raste kur qytetarët nuk e gjetën emrin në listat e qyteteve ku jetojnë.

“Jam votues i rregullt, por kësaj radhe më është bërë shumë e padrejtë më kanë ndërruar vendvotimin. Nuk e di qëllimi ku është, por jam shumë i hidhëruar”, u shpreh qytetari Mensur Gashi.
Kurse, një problem të natyrës tjetër është hasur në fshatin Turiqevc të Skenderajt, ku për tri orë mungoi energjia elektrike.

“Gjatë paradites kemi pasur problem me energjinë elektrike që na është paraqitur si shqetësim. Kishim nevojë për ngrohje se ambienti sidomos për komisionarët ishte i papërshtatshëm pa ngrohje dhe është dashur që të gjejmë mënyra alternative me gjeneratorë”, bëri të ditur Fadil Beqa – menaxher i qendrës.

Probleme me energjinë elektrike në ditën e zgjedhjeve u hasën edhe në disa qytete tjera të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën