tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Imeri: Strategjia e Serbisë është t’i marrë të mirat por t’i shmangë ceremonitë e obligimet e marrëveshjes

tëvë1 nga tëvë1
18/03/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori i shkencave politike në UP, Dorajet Imeri, thotë se deklarata e Vuçiq që nuk do ta nënshkruajë kapitullimin, është për konsumin e tij të brendshëm.

“Kur thotë Vuçiq që unë nuk do ta nënshkruaj kapitullimin, ai mund ta thotë një të vërtetë se sot me gjasë s’do të ketë nënshkrim që parimisht ai dëshiron ta tregojë te publiku i tij së paku në baza ditore se e ka mbajtur një qëndrim të caktuar të cilin Serbia përkatësisht presidenti Vuçiq nuk bie pre e presioneve dhe ja tashmë ia dolëm”, ka thënë Imeri.

Sipas tij shkaku që po zgjasin bisedimet është se BE-ja me gjasë ka më shumë se një projekt të cilin po ua prezanton palëve.

“E dyta, këta i kanë ardhë për me diskutu planin e veprimit. Vuçiq po synon me vendosë një pikë të fortë në marrëveshje që të jetë ndër të parat. Pala kosovare e ka këtë pikën më të dobët dhe me lënë të fundit. Debati sot këtu që po zgjat është për me i pa modalitetet. Bashkimi Evropian me gjasë e ka më shumë sesa një projekt të cilin ia prezanton palëve, edhe për modelet dhe pikët se si mund të implementohej marrëveshja. Por Serbia ka shkuar edhe një hap më tej. Sigurisht edhe Kosova. Kosova po tregon kinse gatishmëri për të përkrahur ide evropiane dhe merr obligime për ta nënshkruar marrëveshjen, për ta vendos Serbinë në  një pozicion negociues më të dobët”.

Sipas tij, është strategji e Serbisë që t’i shmangë ceremonitë e obligimet e marrëveshjes.

“Serbia thotë unë nun nënshkruaj fare marrëveshje. Ajo dëshiron të lë dykuptimësi, kjo është strategjia serbe në mënyrë të vazhdueshme. Së paku nuk dëshiron të lë edhe simbolika në anën tjetër që asnjë obligim ndërkombëtar të cilat i merr, të paktën mos e bëj asnjë veprim ceremonial. Dhe këto janë veprime strategjike që nga Rambujea e tash kur po flasim. Sepse e konsideron që marrëveshja është me një krahinë. Ajo dëshiron të marrë të mirën e marrëveshjes dhe të shmangë obligimet e saj”, ka deklaruar Imeri.

“Ylli” i Bayernit drejt Realit, agjenti: Bisedon gjithë kohën me Alaban

04/10/2023

Lipjani investon 6 milionë euro në qendër të qyteti në katër projekte

04/10/2023

Shefi i BE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

04/10/2023

Skuadra e Shaqirit ofron stimulim financiar për tifozët që do të jenë në ndeshjen me Inter Miamin

04/10/2023

Kriza e United, tifozët: Onana skandaloz, riktheni De Gean

04/10/2023

Serbia liron Radoiçiqin, ia ndalon ardhjen në Kosovë

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.