TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

by Teve1
8 minuta ago
0
A A
Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

Kosova ka regjistruar fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare Tarano 2026 teksa Kombëtarja e Kosovës në volejboll për vajza mposhti Algjerinë, duke shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm për sportin kosovar.

Menjëherë pas kësaj fitoreje historike, përzgjedhësi i Kosovës në hendboll për femra, Lorik Ilazi, në një prononcim për KosovaPress, ka shprehur gëzimin për suksesin e vajzave, duke theksuar se shpreson që ato të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe ta përfaqësojnë denjësisht Kosovën.

Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

“Sa i përket fitores së parë të Kosovës në Lojërat Mesdhetare, kjo më gëzon shumë. Fakti që janë pikërisht vajzat që kanë arritur fitoren e parë dhe shpresoj që vajzat që janë ta ngrenë me krenari Kosovën dhe të arrijmë fitore për Kosovën radhë pas radhe, dhe Kosova të përfaqësohet sa më mirë”, tha fillimisht Ilazi për KosovaPress.

Ilazi ka folur edhe për sfidat e ardhshme, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës pas humbjes nga Greqia në ndeshjen e parë.

Ai ka theksuar se përvoja në gara të tilla është e rëndësishme, ndërsa pret që Kosova të tregojë vlerat e saj në përballjet me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

“Ne me thënë të drejtën, për neve kjo është ndeshja e dytë. Dje e kishim një ndeshje të cilën e pësuam nga Greqia. Unë mund të them se do të thotë përvoja në këto gara është ajo që ne pësuam disfatë. Rezultati 3-0 do të thotë mund të theksoj si fitore bindëse e Greqisë, megjithatë ne shkuam edhe me pikë diferencë nëpër sete dhe kjo tregon se ne ishim shumë përafërt. Por megjithatë, do të thotë ne sot u rikthyem dhe fituam një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Algjerisë, që për neve, për Kosovën është fitore e madhe. Dhe shpresojmë tani në ndeshjet e radhës ku kemi Maqedoninë edhe Turqinë, prapë të futemi të luftojmë, të tregojmë fytyrën tonë dhe të tregojmë se niveli i volejbollit në Kosovë dhe Kosova po ngritet me të madhe”, shtoi Ilazi.

Ndërkohë, kapitenia e Kosovës, Adelajda Prenga, ka thënë se pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 është një emocion i veçantë për të dhe bashkëlojtaret e saj, pasi për herë të parë po garojnë në këtë ngjarje të madhe sportive.

“Për të thënë të drejtën, jemi të gjitha shumë të përgatitura për këtë turne madhështor. Për neve, marrim pjesë për herë të parë, është një emocion shumë i veçantë. Edhe ne ishim të përgatitura edhe për ekipin grek, për të thënë të drejtën, për të fituar. Mund të them, s’ia mveshim natyrës ose si me thënë, s’ia lëmë fatit në dorën tonë, sepse duhet punë për të fituar çdo lojë”, theksoi Prenga.

Pas fitores ndaj Algjerisë, kapitenia e Kosovës ka bërë të ditur se skuadra është e gatshme për sfidat e radhës dhe synon të vazhdojë me rezultate positive.

“Po sigurisht, ne jemi gati për çdo sfidë që na pret edhe presim vetëm fitore. Kështu që shpresoj pse jo edhe ne të mundohemi të bëjmë sa më të mirën për Kosovën edhe për vendin tonë”, përfundoi Prenga.

Fitorja ndaj Algjerisë ka marrë rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi përfaqëson suksesin e parë të vendit në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Përfaqësuesja kosovare tashmë do të kërkojë rezultate të tjera pozitive në sfidat e ardhshme, me synimin për ta përfaqësuar sa më denjësisht vendin në këtë ngjarje ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

Asllani po bëhet gati për sezonin e ri, Hoffenheimi do ta ndihmoj sulmuesin

Asllani po bëhet gati për sezonin e ri, Hoffenheimi do ta ndihmoj sulmuesin

Arsenali e kompleton transferimin e Konsas, 60 milionë euro për Aston Villan

Arsenali e kompleton transferimin e Konsas, 60 milionë euro për Aston Villan

Infantino sërish pjesë e një skandali tjetër të FIFA-së

Infantino sërish pjesë e një skandali tjetër të FIFA-së

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

Zyrtare: Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani

Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

Ilazi: Shpresoj që vajzat e volejbollit ta bëjnë krenare Kosovën

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Tahiri: Seanca e Kuvendit duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, po shkelet Rregullorja

Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrje nga ajri në Milot, Dajt, Vlorë dhe Pukë

Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrje nga ajri në Milot, Dajt, Vlorë dhe Pukë

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 11 vendbanime ukrainase gjatë javës së fundit

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 11 vendbanime ukrainase gjatë javës së fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën