TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nagavci për Raportin e Progresit: Bllokada institucionale la pasoja, reformat po i shtyjmë me ritëm të përshpejtuar

by Tëvë1
5 minuta ago
0
A A
Nagavci për Raportin e Progresit: Bllokada institucionale la pasoja, reformat po i shtyjmë me ritëm të përshpejtuar

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur për kritikat dhe gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, si dhe për hapat që Qeveria do të ndërmarrë për adresimin e tyre.

Në një intervistë në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Nagavci ka thënë se raporti është analizuar me kujdes në të gjitha fushat, duke pranuar se bllokada institucionale ka ndikuar në ngadalësimin e reformave dhe të progresit në vend.

Ajo ka theksuar se raporti pasqyron një periudhë të vështirë institucionale, gjatë së cilës Kosova ka funksionuar pa institucione të plota dhe me një Qeveri në detyrë, Kuvend jofunksional dhe Presidencë në detyrë për disa muaj.

“Raportin e kemi analizuar me kujdes, në të gjitha fushat. Është e rëndësishme të përmendet edhe ajo që vetë është theksuar në raport, se nuk ka kthim prapa. Ndonëse bllokada institucionale ka qenë evidente dhe më e gjatë se asnjëherë më parë, ky raport vjen në një kohë kur ne kemi qenë pa institucione funksionale, me Qeverinë në detyrë, Kuvendin jofunksional dhe për disa muaj edhe me Presidenten në detyrë. Kjo ka ndikuar në ngadalësimin e reformave dhe në mungesën e progresit të pritur”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se, pavarësisht vështirësive dhe periudhës së gjatë të bllokadës institucionale, institucionet tashmë janë duke vazhduar punën për të përshpejtuar proceset reformuese.

Sipas saj, projektligjet dhe reformat që janë në interes të qytetarëve po trajtohen me ritëm më të shpejtë në Kuvend, gjë që, sipas saj, përbën një arsye për optimizëm.

“Sa u përket projektligjeve dhe reformave që janë në interes të qytetarëve, ne po vazhdojmë punën me ritëm të përshpejtuar, si në Kuvend, ashtu edhe në shqyrtimin e projektligjeve dhe avancimin e reformave. Kjo është diçka që na mban optimistë”, ka thënë Nagavci.

Tags: arberi nagavciditariLVVTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 arrin mbi 224 milionë euro

Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 arrin mbi 224 milionë euro

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat

Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Nagavci për Raportin e Progresit: Bllokada institucionale la pasoja, reformat po i shtyjmë me ritëm të përshpejtuar

Nagavci për Raportin e Progresit: Bllokada institucionale la pasoja, reformat po i shtyjmë me ritëm të përshpejtuar

Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 arrin mbi 224 milionë euro

Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 arrin mbi 224 milionë euro

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

AGK-ja mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj gazetarëve në veri në vitin 2023

Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat

Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Kuvajti bëhet qendra e re e koordinimit ushtarak të vendeve të Gjirit

Forcat izraelite vrasin një 14-vjeçar në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin një 14-vjeçar në Bregun Perëndimor

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën