TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKSHPK: Ndotja e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prishtina më e prekura

by TËVË 1
9 muaj ago
1
A A
IKSHPK: Ndotja e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese, Prishtina më e prekura

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vlerësuar se ndotja e ajrit në vend vazhdon të jetë problem serioz që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

Në raportin vjetor për vitin 2025, Instituti thekson se cilësia e ajrit në Kosovë shpesh tejkalon nivelet e lejuara, ndërsa Prishtina është identifikuar si qyteti më i ndotur. Sipas raportit, ndotja e ajrit lidhet me rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, si dhe me shtimin e rasteve të vdekshmërisë së parakohshme.

Të dhënat nga 12 stacione monitoruese të Institutit Hidrometeorologjik tregojnë se nivele të larta të grimcave PM10 dhe PM2.5 janë regjistruar në disa qytete, përfshirë Prishtinën, Drenasin, Mitrovicën, Hanin e Elezit, Obiliqin dhe Gjilanin.

IKSHPK ka paralajmëruar se, nëse nuk ndërmerren masa urgjente, pasojat në shëndetin publik mund të përkeqësohen. Si masa kryesore rekomandohen forcimi i kontrollit teknik të automjeteve, ndalimi i përdorimit të thëngjillit për ngrohje, monitorimi i filtrave të termocentraleve, përdorimi më i madh i transportit publik dhe shtimi i hapësirave të gjelbëruara.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar tejkalime të konsiderueshme të grimcave PM10, sidomos në muajt e dimrit, kur edhe është vërejtur rritje e vizitave dhe pranimeve në spitale për probleme me frymëmarrjen.

Tags: IKSHPKprishtinaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Shkodra: Gjendja është tërësisht e pashpresë, me këtë opozitë Kurti do të qeverisë pa problem edhe 4 vite

Shkodra: Gjendja është tërësisht e pashpresë, me këtë opozitë Kurti do të qeverisë pa problem edhe 4 vite

Krasniqi: PDK-ja ka gabuar që figurën e Thaçit e ka reduktuar vetëm në lider politik

Krasniqi: PDK-ja ka gabuar që figurën e Thaçit e ka reduktuar vetëm në lider politik

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Berisha: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare, qeveria po përballet me pakënaqësi në rritje

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Napoli i merr pikë Cityt në “Etihad”

Napoli i merr pikë Cityt në “Etihad”

Emisioni “Info Nata” 24.11.2026

Emisioni “Info Nata” 24.11.2026

Reali me fitore të thellë ndaj PSV

Reali me fitore të thellë ndaj PSV

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën