TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

by Tëvë1
10 muaj ago
0
A A
IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke u bërë thirrje deputetëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të konstituojnë Kuvendin pa vonesa të mëtejshme. Sipas IKD-së, pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka sqaruar qartë procedurat për konstituimin, çdo zvarritje e këtij procesi e thellon krizën institucionale dhe rrezikon funksionimin demokratik të shtetit.

“Konstituimi i Kuvendit është një parakusht themelor për funksionimin e institucioneve kushtetuese. Pa një Kuvend funksional, vendi po qeveriset nga një Qeveri në detyrë, e cila nuk i nënshtrohet mbikëqyrjes parlamentare”, thekson IKD në reagim.

Instituti paralajmëron se mungesa e Kuvendit ka sjellë paralizë institucionale, duke lënë shumë borde jofunksionale dhe mandate të skaduara. Ndër këto, përmenden Avokati i Popullit, Autoriteti i Konkurrencës, Komisioni i Pavarur për Media, Gjykata Kushtetuese (me dy anëtarë që duhet të zgjidhen), si dhe Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Po ashtu, IKD thekson se moskonstituimi i Kuvendit ka bllokuar edhe marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë Planin e Rritjes 2024-2027 në vlerë prej 882 milionë euro, si dhe projekte me partnerë strategjikë si Banka Botërore, Gjermania dhe Franca. Vonesa në miratimin e këtyre marrëveshjeve, sipas IKD-së, dëmton zhvillimin ekonomik, investimet infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të vendit.

“Përkundër faktit që përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e të gjitha partive politike, barra kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje si partia e parë pas zgjedhjeve”, thuhet në reagim. IKD kërkon nga ky subjekt që ose të propozojë një kandidat të pranueshëm për kryetar Kuvendi, ose të arrijë një marrëveshje politike me një parti tjetër parlamentare, në mënyrë që të shmanget bllokimi i institucioneve.

Instituti i ka bërë thirrje edhe Kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të mos ndërpresë seancën pa u arritur konstituimi. “Vetëm përmes një procesi të përgjegjshëm dhe dinamik mund të sigurohet respektimi i rendit kushtetues. Çdo vonesë e qëllimshme është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundon reagimi.

IKD konsideron se Kosova ka nevojë për lidership dhe vizion politik që vendos interesin shtetëror mbi atë partiak, duke theksuar se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i paalternativë dhe se vetëm përmes një Kuvendi funksional mund të rikthehet legjitimiteti institucional dhe stabiliteti politik në vend.

Tags: depueteIKDKuvendi i KosovesreagimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria në detyrë emëron Këshillin për Raportim Financiar dhe miraton ndarje buxhetore

Sokoli largohet nga Malisheva

Sokoli largohet nga Malisheva

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Prishtina prezanton Selmanin

Prishtina prezanton Selmanin

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën