TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD-FOL: Komisioni i Venecias nuk përkrahu ndryshimet e MD-së për KPK-në

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lumezit i përfundon mandati nesër, presidentja ende s’ka bërë emërim të kryeprokurorit të ri

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Lëvizja FOL, kanë reaguar të mërkurën, lidhur me ndryshime e propozuara nga Ministria e Drejtësisë në Projektligjin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ku parashihen t’i shtohen edhe tetë (8) anëtarë jo-prokurorë të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi këtij këshilli.

“Komisioni i Venecias, në opinionin e publikuar me 18 dhjetor 2023 për Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), nuk i ka mbështetur ndryshimet e reja sa i përket rritjes së përkohshme të numrit të anëtarëve në KPK në 19 anëtarë deri në janar të vitit 2026, ndryshime këto të propozuara me versionin e ri të Projektligjit për KPK, pas ndryshimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë”, thuhet në reagimin e IKD- dhe FOL.

Sipas Projektligjit deri më 11 janar të vitit 2026, KPK-së parashihej t’i shtohen edhe tetë (8) anëtarë jo-prokurorë të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi.

“Megjithatë, rritja e përkohshme nuk është përkrahur nga opinioni i 18 dhjetorit 2023 të Komisionit të Venecias, ku ndër të tjera ky opinion thekson se: “Një Këshill prej 19 anëtarësh me kohë të plotë në një shtet me pak më shumë se dyqind prokurorë duket tepër i madh. Megjithatë, nëse kjo është arsyeja, nuk është e qartë se mbi çfarë parimi ligjvënësi propozon rritjen e anëtarësimit në mënyrë kaq dramatike vetëm për ta ulur atë në mënyrë drastike pas vetëm dy vjetësh”, thuhet në reagim.

Kjo nuk është hera e parë që Komisioni i Venecias,. Sipas këtyre dy OJQ-ve, nuk rekomandonte rritjen e numrit të anëtarëve të KPK-së në një vend të vogël si Kosova.

“Njëjtë kishte rekomanduar edhe në opinionin e muajit tetor 2021, lidhur me draft ligjin për KPK-në.

Komisionit i Venecias, sipas Fol dhe IKD, nuk e konteston faktin që ka rrezik të korporatizmit në përbërjen aktuale të KPK-së, megjithatë sipas Komisionit shtimi i tetë (8) anëtarëve jo prokurorë në KPK, siç thuhet në reagim, rrit rrezikun e politizimit të Këshillit, kjo pasi anëtarët shtesë që zgjidhen nga Kuvendi do të mund të zgjidhen nga shumica qeverisëse.

“Edhe nëse ndryshimi i përbërjes mund të thuhet se është projektuar si një masë e jashtëzakonshme e vetme për të eliminuar kulturën e korporatizmit, një ndryshim i tillë po futet në një klimë polarizimi, do të jetë funksional vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, më pak se dy vjet në skenarin më të mirë), është i mbushur me rreziqe bllokimesh dhe politizimi dhe krijon dyshimin se “KPK-ja e zgjeruar” do t’i nënshtrohet një ndikimi të konsiderueshëm politik përpara se të krijohet “KPK e reduktuar”, citon reagimi.

Sipas këtij reagimi, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes komenteve të dërguara në MD në maj të 2023, kishte paralajmëruar MD, se propozimi i saj ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Strategjinë për Sundimin e Ligjit dhe vet opinionet e Komisionit të Venecias.

“Pas opinionit të Komisionit të Venecias, IKD dhe FOL rekomandon që të merren parasysh rekomandimet dhe konstatimet e dhëna nga opinioni i fundit i Komisionit të Venecias në mënyrë që të mos përsëriten gabime të ngjashme dhe të ketë vonesa të panevojshme, ku potencialisht edhe Projektligji i ri do ta ketë fatin e njëjtë sikurse i kaluari duke mos kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese nëse dërgohet në këtë të fundit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e përbashkët lëshuar nga FOL dhe IKD./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Mot i vranët e me intervale me diell

Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Dialogu Kosovë- Serbi përparim teknik, por pa zgjidhje për çështjet kyçe

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Meta hyn në garën e inteligjencës artificiale, prezanton agjentin e ri për bizneset

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Barazojnë Belgjika me Egjiptin

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Dy net koncerte në Tiranë, Yll Limani: Ende po i jetoj emocionet, nuk do t’i harroj kurrë

Mot i vranët e me intervale me diell

Rrebeshe shiu e rrufe, parashikimi i motit për nesër

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

​Skafi përplaset me mjetin e ushtrisë kufitare në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari, dy të tjerë të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën