TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“I lëndova sytë me atë lloj kiseline” – Historia e trishtë e Behxhet Gashit, tani sheh vetëm pjesërisht

Personat e verbër edhe këtë vit u përballen me probleme thuajse të njëjta si viteve paraprake. Por për të parë së si ishte 2025 dhe çfarë presin në 2026 ndiqeni kronikën.

by Fëllënza Krasniqi
1 muaj ago
3 1
A A

Jetën e kishte plot e përplot sfida.

Por betejën më të madhe Behxhet Gashi e kaloi në moshën 21 vjeçare.

Mu në këto vite të rinisë, jeta e tij mori kahje tjetër si pasojë e një incidenti që pati në vendin e tij të punës.

“Në vitin 1980 kam qenë i punësuar në një fabrikë të Novi Sadit. Aty kam qenë punëtorë i thjeshtë kam pasur gypat për ujësjellës me i pastru, e ai pastrim është bërë me një lloj kiseline. Kisha nevojë se prindi më vdiq kur isha një muaj, jetova në kushte shumë të vështira. E i dhashë vetës fuqi që të fitojë atë punë e të mbesë përherë aty.  Gjashtë muaj punova aty sa që edhe u zgjodha ndër punëtorët më të mirë. E menaxheri më tha të pyes familjen që të shkoj të punoj në Novi Sad. Por nuk arrita të shkoj atje, pasi në vend të punës i lëndova sytë me atë lloj kiseline edhe e humba të pamurit”, thotë Gashi për Tëvë1.

Pas pak kohësh, shikimi i tij veç se filloi të kthehej pas hospitalizimit në Beograd.

“Mbas dy ditë të operimit që ndodhi mi kanë pastruar sytë me pika. E kam vërejtur që si hije po e shof mjekun e po e dalloj ngjyrën e bardhë. Aty kam qëndruar plotë katër javë e pesë vit të tjera kam shkuar në kontroll çdo gjashtë muaj. E shqimin e afrova diku për 50 %, ai shikim që kisha më mjaftonte sa më punuar për më i ndihmuar familjes”, tregon ai.

Ndërsa, ishte pikërisht ky incident në punë që e shtyu Gashin, të bëhet pjesë e shoqatës së personave të verbër si dhe me shikim të dobët.

Një herë si vullnetar, e më pas nënkryetar i shoqatës, kurse sot gëzon postin e kryetarit të shoqatës që ka 650 anëtarë dhe tregon shqetësimet që kanë si shoqatë.

“Çfarë është brenga jonë është 50 me një për punësim e fatkeqësisht ën këto 25 vite ka qenë numër shumë i vogël. Mesazhi im ka qenë qysh në vitin 2003 që ne jemi të barabartë me gjithë personat e aftë, ne na mungon shikimi por  asgjë tjetër nuk na mungon”, shprehet Gashi.

Gashi, i cili përveç Prishtinës, në përfaqësim ka edhe Komuna të tjera si ajo e: Fushë Kosovës, Obiliqit, Podujevës, Drenas dhe Lipjanin kërkojnë veprim të menjëhershëm nga institucionet.

“Punëtori çka unë urgjentisht kam nevojë është një administrator. Ju bëjë apel gjashtë Komunave tona që unë i përfaqësoj të kontribuojnë për pagesën e një administratori jo për një apo dy muaj, se administratori duhet me qenë punëtor i përhershëm këtu. Kurse nga donatorët, e nga Kuvendi Komunal dhe nga Qeveria të ndihmojnë për zbulimin e anëtarëve që është kusht i parë, e punëtori është pika e dytë të ndihmojnë për aktivitete”, thotë ai..

Por se a ka pasur progres apo regres në përgjithësi për të verbëritë në Kosovë?

“Vështirësi kemi pasur prej fillimit të vitit sepse në përgjithësi në Kosovë janë zvogëluar fondet për financimin e OJQ-ve. Kështu që ajo ka reflektuar edhe tek ne kemi pasur projekte shumë pak gjatë këtij viti. Por në aspektin e ligjit për personat e verbër kemi pasur një progres në këtë vit, ku për herë të parë Ministria e Shëndetësisë ka filluar me furnizimin me paisje për personat e verbër ndihmëse”, Daut Teshiku – kryetar i shoqatës së personave të verbër në Kosovë.

Nga kjo shoqatë thonë se presin që në vitin 2026 të reflektojnë edhe dikaster e tjerë ë të bëhet me shumë për këtë kategori të shoqërisë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën