TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviq, po lirohet nga burgu, thotë Vuçiq

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviq, po lirohet nga burgu, thotë Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten në Nju Jork se Mekanizmi në Hagë ka vendosur që, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, të lirojë para kohe gjeneralin serb, Nebojsha Pavkoviq.

Pavkoviq, ish-komandant i Ushtrisë Jugosllave, është dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Vendimi ndaj tij është i formës së prerë.

Vuçiq u tha gazetarëve në Nju Jork se Qeveria e Serbisë, me kërkesën e tij, për shkak të “gjendjes jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore” të Pavkoviqit, ka paraqitur kërkesë për lirimin e parakohshëm të tij.

Sipas Vuçiqit, Ministria e Drejtësisë e Serbisë po i dërgon një aneks Mekanizmit në Hagë, pas së cilës do të vijë përgjigjja e tyre.

“Dhe pastaj mund të shkojmë ta marrim gjeneralin Pavkoviq, që të shohë diellin e Serbisë së lirë, për të cilën u luftua aq shumë, trimërisht më vitin 1999”, tha Vuçiq.

Pavkoviq në vitin 2009 u shpall fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënua për dëbim, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutime të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.

Kundër tij dhe gjeneralëve të tjerë serbë, në fund të vitit 2003 u ngrit aktakuzë nga Tribunali i Hagës, ndërsa në vitin 2005 ai u dorëzua në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Së bashku me të, u dënuan edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, gjenerali i policisë Sreten Llukiq dhe ish-nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq.

Pavkoviq dhe Llukiq u dënuan me nga 22 vjet burgim, ndërsa Ojdaniq dhe Llazareviq me nga 15 vjet.

I pandehuri i parë, Sllobodan Millosheviq, vdiq në paraburgim, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq, u shpall i pafajshëm.

Të gjithë të akuzuarit u dorëzuan vullnetarisht, shkruan REL.

Mekanizmi në Hagë, deri në këtë moment, nuk ka njoftuar se Pavkoviqi do të lirohet para kohe.

Dënimin ai po e vuan në Finlandë.

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, në maj 2022, e kishte refuzuar kërkesën e Pavkoviqit për lirimin e parakohshëm, për shkak të “rëndësisë së madhe të krimeve të tij dhe mungesës së rehabilitimit”.

Tags: Aleksandar VuçiqKrime lufteNebojsha PavkoviqTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës policia nis hetimet

I qëlluari me armë zjarri në Klinë u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Arrestohet në vendngjarje i dyshuari për vrasjen e vëllaut në Klinë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Klinë

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës policia nis hetimet

I qëlluari me armë zjarri në Klinë u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Arrestohet në vendngjarje i dyshuari për vrasjen e vëllaut në Klinë

Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Klinë, konfiskohet arma e cila dyshohet se është përdorur

Vritet një person në Klinë

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

​Ferizaj dhe Prishtina fitojnë në Superligë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën