TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I arrestuari për spiunazh kishte bërë kërkesë për ndërtimin e një hidrocentrali- detaje nga rasti

Arsimtari i një shkolle serbe në Rapçë të Dragashit, u arrestua të mërkurën nën dyshimin për spiunazh tek BIA serbe. Tëvë1 sot ka vizituar këtë shkollë, dyert e të cilës ishin të mbyllura, kurse i pari i Dragashit, Behxhet Xheladini, tha se Fehim Sali nuk ishte kurrë pjesë e sistemit arsimor të Republikës së Kosovës.

by Jona Kelmendi
2 muaj ago
1 0
A A

Kosovën tentoi ta linte përmes pikës kufitare në Merdare.

Por një gjë e tillë që e pamundur të mërkurën për Fehim Sali nga fshati Kërstec i Dragashit.

Ky i fundit u arrestua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale spiunazh.

Krejt kjo meqë Sali po dyshohet se bashkëpunoi me Agjencinë serbe të Inteligjencës, BIA.

Tëvë1 të enjten ka vizituar fshatin Rapçë të Dragashit, ku Fehim Sali, punon si arsimtar në shkollën “9 Maji”.

Dyert e kësaj shkolle nuk qenë të hapura, ndërsa drejtori nuk ndodhej në vendin e punës.

Ndërsa kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, për Tëvë1, tha se Sali nuk ka qenë asnjëherë mësimdhënës në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës.

“Nuk ka qenë kurrë mësimdhënës sa i përket mësimit që bëhet do të thotë në Kosovë, me programet e Republikës së Kosovës. Kështu që ai sigurisht ka qenë në mësim paralel dhe sigurisht organet e drejtësisë edhe të hetuesisë kanë vërejtur që ai përveç atij aktiviteti të tij në shkollë si mësimdhënës në mësimin paralel ka pas është marrë edhe me gjëra të tjera që që bien ndesh me ligjin. Kështu që do të thotë unë kërkoj edhe nga organet e drejtësisë që të merren me këtë rast edhe të zbatojnë ligjin sa i përket arrestimit të tij”, ka sqaruar ai.
Ndërkohë edhe nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit, thonë se Sali, nuk ndodhet në listën e pagave të tyre.

Pavarësisht kësaj, i pari i Dragashit, tha se Fehim Sali u paraqit disa herë në këtë komunë.

“Ai ka qenë këtu disa herë, ka parashtruar kërkesa, ka dashur me ndërtu një hidrocentral. Që ka marrë përgjigje negative. Pastaj ka pru dy-tri kërkesa për me ndërtu do të thotë ka kërkuar tokë për vendosjen e paneleve solare. Edhe aty, do të thotë, komuna i është përgjigjur negativisht, nuk i ka fituar ato. Tjera, lidhje me komunën ai asnjëherë nuk ka pasur”, shprehet kryetari i Dragashit.

E organet e rendit, nuk u ndalën vetëm me arrestimin e Fehim Salit.

Në shtëpinë e njeriut që ka fotografi edhe me Ivica Daçiq, njeriun e dytë në qeverinë serbe, u gjetën edhe shuma të mëdha parash si dhe dokumente relevante për rastin.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:
– para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;
– para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;
– katër (4) telefona celularë;
– dokumente të ndryshme relevante për rastin”, njoftoi Prokuroria Speciale.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën