TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoxha për rrëmbimin në Leposaviq: Serbia po përgatit skenarë të rinj sapo kryetarët serbë marrin pushtetin në veri

by Tëvë1
11 muaj ago
3
A A
Hoxha për rrëmbimin në Leposaviq: Serbia po përgatit skenarë të rinj sapo kryetarët serbë marrin pushtetin në veri

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka reaguar pas rastit të plagosjes dhe rrëmbimit të një qytetari të Kosovës në Leposaviq, duke thënë se kjo është pjesë e politikës destabilizuese të Serbisë në veri të vendit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Hoxha tha se ngjarje të tilla nuk janë të papritura, pasi sipas tij, Beogradi po përdor tensionet në veri për të ruajtur ndikimin politik në rajon.

“Besoj që nuk është ndonjë habi e madhe, sepse nuk është rasti i parë. Politika serbe është e tillë. Vuçiqi kohëve të fundit po i lëkunden themelet nën këmbë, për shkak të presioneve të brendshme dhe të jashtme, balancimit mes Evropës dhe Rusisë, si dhe zhvillimeve pas dobësimit të Rusisë nën presionin amerikan për një marrëveshje pas luftës në Gaza. Nga ky panik, Serbia po krijon skenarë destabilizues që i njeh shumë mirë”, ka deklaruar Hoxha.

Ai shtoi se ky veprim është “pjesë e strategjisë së Serbisë për të mbajtur gjallë tensionet në veri të Kosovës”.

“Fatkeqësisht, institucionet tona me të drejtë kanë konstatuar se kjo është politikë e qëllimshme e Serbisë për ta mbajtur veriun të tensionuar. Sepse vetëm një tension i ndezur mund t’i shërbejë si pretekst për rolin e saj në rajon. Prandaj, nuk është i papritur një rast i tillë dhe nuk duhet të na befasojë”, ka theksuar ai.

Sipas Hoxhës, incidenti duhet të lexohet edhe në kontekst të zhvillimeve të fundit politike në komunat me shumicë serbe.

“Këtë duhet ta lexojmë në prag të një krize të re, në prag të marrjes së pushtetit nga kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe, të cilët i kanë fituar pa balotazh. Tani ata po mendojnë se çfarë skenari të krijojnë në momentin që marrin drejtimin e këtyre komunave”, ka shtuar ai.

Tags: Info NataTeve1Valdet Hoxha
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën